Ja sa kanë harxhuar partitë politike për 10 ditë fushatë

Të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, respektuan afatin e kodit zgjedhor për publikimin e shpenzimeve financiare në dhjetët ditët e para të fushatës elektorale, transmeton Alsat-M.

Sipas raporteve financiare, partitë politike kanë paraqitur këtë llogari:

LSDM në xhiro llogarinë e saj ka mbi 9 milion denarë donacione, VMRO – DPMNE-ja 7 milion e 400 mijë denarë, BDI mbi 6 milionë e 600 mijë denarë kurse PDSH-ja ka bërë publike se në konton e saj në emër të donacioneve ka 602 mijë denarë, Lëvizja BESA ka paraqitur 4 milion e 120 mijë , Aleanca për shqiptarët 1 milion 145 mijë, Partia Liberale 436 mijë dhe Koalicioni VMRO për Maqedoninë 1 milion e 843 mijë denarë.

Në rast të mosrespektimit dhe shkeljes së afatit për dorëzimin e raporteve financiare, nga KSHZ-ja bëjnë të ditur se pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore si dënim do ketë ndalesën e pagesës për kompensimin e fushatës zgjedhore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button