Mila Kunis dhe Ashton Kutcher prindër për herë të dytë

Burime të shumta kanë konfirmuar për revistën E! se Mila Kunis është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja që është shpallur si femra më seksi në botë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me aktorin Ashton Kutcher. Ai është një djalë, raporton revista.
Çifti i famshëm priti fëmijën e tyre të dytë në mbrëmjen e 30 nëntorit por ka qëndruar shumë larg vëmendjes mediatike. Ende nuk dihet se si do të quhet fëmijë i tyre i dytë.
Mila dhe Ashton kanë edhe një vajzë dhe tashmë duket se janë “kompletuar”.
Ashton më herët, gabimisht zbuloi gjininë e fëmijës së tij të dytë, gjatë një interviste. Ai po tregonte në lidhje me reagimin që pati vajza e tij kur zbuloi se do të behej një motër e madhe.

Aktori shpjegoi: “Ajo akoma nuk e di mirë kuptimin e shtatzënisë por, kur vë dorën te barku i Milës thotë vëllai ndërsa kur e ve te barku im, thotë birrë. Pra ajo e kupton që ka diçka në bark por nuk jam i sigurt që ajo e di se në të vërtetë nuk është një kukull plastike por një njeri.”

Kutcher gjithashtu tha se edhe pse e ka një fëmijë, sërish bëhet nervoz kur mendon se do të rrisë një të sapolindur. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë një jetë të gjatë dhe të lumtur.

mila-kunis-dan-ashton-kutcher-nantikan-anak-kedua-qll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button