Ministri i Jashtëm turk: Assadi s’mund të udhëheqë më

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Siri, duke e përshkruar situatën në qytetin Alepo si kritike.

Duke folur në një konferencë për media në Bejrut, Cavusoglu tha se presidenti sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjës për 600,000 vdekje dhe, si i tillë, nuk mund të udhëheqë vendin, transmeton REL.

“Ne e kemi mbështetur regjimin e Assadit përpara se ka nisur të vrasë njerëzit e tij. Këtë e kemi bërë për kohë të gjatë. Por, në këtë fazë, duhet të jemi realë. Personi që vret 600,000 njerëz nuk duhet të udhëheqë asnjë vend”, tha Cavusoglu.

Turqia, anëtare e NATO-s, është mbështetëse e rebelëve që luftojnë kundër Assadit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button