Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës deri 5-vjeçare jetojnë në luftë

Mbi tre milionë fëmijë sirianë të moshës nën pesë vjeç jetojnë në konflikte ose nuk mund të jetojnë në kushte normale, theksohet në raportin e Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA) ka bërë një raport për nevojat humanitare në Siri për vitin 2017. Në raport thuhet se 2.9 milionë fëmijë sirianë të moshës deri në pesë vjeç jetojnë nën rrethana lufte.

Raporti paralajmëron se lufta po shkatërron gjeneratat e reja në Siri dhe se shëndeti psikologjik i fëmijëve është në nivel shumë shqetësues. Në vendin ku shtatë milionë fëmijë jetojnë në varfëri, 1.75 milionë fëmijë nuk do të mund të vazhdojnë shkollimin, ndërsa 1.4 milionë ndoshta do të detyrohen të ndërpresin shkollimin meqë çdo e treta shkollë në vend është e shkatërruar.

Nga 13.5 milionë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare, 5.8 milionë janë fëmijë. Një milion persona në Siri janë nën bllokadë, ndërsa 3.9 milionë jetojnë në rajonet ku vështirë arrihet. Në raportin theksohet se 6.3 milionë sirianë janë të shpërngulur të brendshëm.

Po ashtu, theksohet se nga fillimi i luftës në Siri, 50 për qind e banorëve janë detyruar të braktisin vendqëndrimin.

Vetëm në Turqi qëndrojnë 2.8 milionë sirianë. “Çdo muaj për shkak të konfliktit përmes formave të ndryshme të psikozës kalojnë 30 mijë persona”, theksohet në raportin e OCHA. Nga viti 2011 kur filloi lufta, në Siri kanë humbur jetën 770 punonjës shëndetësie dhe 147 punonjës humanitarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button