Një gjest i thjeshtë dhe i mrekullueshëm për të reduktuar stresin

Tashmë jetojmë në nivele kaq të larta të stresit sa mund të karikojmë një central elektrik. Por ne mund t’u rikthehemi gjithmonë gjesteve të thjeshta, ndoshta pikërisht atyre gjesteve që kemi harruar për faj të stresit.

Studiuesit e Pittsburgh University kanë zbuluar se të flesh e përqafuar me një person të dashur, redukton dukshëm nivelet e Kortizolit, ose të hormonit të stresit që është prezent në gjak.

Prej vitesh në fakt psikologët vënë në dukje përqafimin gjatë natës si sinonim të një raporti të mirë, të ngrohtë dhe të besueshëm. Tani me sa duket ka edhe një influencë pozitive mbi shëndetin.

Është pikërisht siguria që transmetohet që pengon shtimin e kortizolit që mund të shkaktojë sëmundje kardiake, depresion dhe dobësim të sistemit imunitar.

Çfarë prisni? Sot flini të përqafuar fort!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button