Bora në Poloni shkakton probleme dhe dy të vdekur

Reshjet e dendura të borës të cilat kapluan Poloninë të enjten kanë lënë pa energji elektrike rreth 180.000 banesa, ndërkohë që dy persona kanë vdekur nga ngrirja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Personeli teknik në këtë shtet është shpërndarë në rajonet e përfshira nga bora dhe po bëjnë përpjekje të kthejë situatën në normale duke pastruar rrugët dhe hekurudhat.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Pawel Fratczak tha se ekipet janë në teren. “Bora e cila ka rënë është me shumë lagështi dhe ka rënë në sasi të mëdha, ku si pasojë kanë rënë shumë degë të pemëve duke sjellë rrezik për këmbësorët dhe automjetet”, tha ai.

Policia ka konfirmuar vdekjen e dy personave të moshës 60 dhe 65-vjeçare, trupat e të cilëve janë zbuluar në veri të Polonisë ku temperaturat kanë rënën nën zero.

Nga 1 nëntori prej kur filloi rënia e temperaturave, si pasojë e ngrirjes në Poloni kanë vdekur 15 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button