Egjipti mbyll bibliotekat e drejtorit të Rrjetit Arab për të Drejtat e Njeriut

Avokati i shquar njëherësh drejtor i Rrjetit Arab për të Drejta e Njeriut, Gamal Eid, konfirmoi të premten se autoritetet e Egjiptit kanë mbyllur dy bibliotekat e tij në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i kësaj organizate joqeveritare me seli në Kajro është pronar i një rrjeti të bibliotekave anembanë Egjiptit.

Nga mesi i shtatorit gjykata në Kajro urdhëroi ngrirjen e pasurisë së Eidit dhe katër aktivistëve të tjerë.

Gjykata gjithashtu urdhëroi pesë aktivistët të mos braktisin vendin pas akuzave se aktivitetet e tyre janë financuar nga donatorë të huaj që sipas ligjit të Egjiptit paraqet vepër të paligjshme.

Në një prononcim për AA, Eid ka përgënjeshtruar pohimet e tilla. Zinxhiri i bibliotekave “Al-Karama”, është themeluar pasi aktivisti i shquar në vitin 2011 fitoi çmimin “Roland Berger për dinjitet njerëzor”.

Kur fitoi çmimin me vlerë një milion euro, Eid premtoi se paratë e fituara do ti investojë në hapjen e bibliotekave për fëmijët në zonat e varfëra të Egjiptit.
Kajro zyrtare për një kohë të gjatë është vënë në qendër të kritikave të OJQ-ve të cilat ankohen për kufizimin e të drejtave të njeriut, lirinë e fjalës dhe për gjyqësor të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button