Bullgari, shefi i ushtrisë jep dorëheqje

Njoftohet se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Gjenerali Konstantin Popov ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë u bë e ditur se Popov nuk ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes dhe se vendimin e tij e ka cilësuar si “veprim moral”.

Popov në këtë detyrë është emëruar më 9 Shkurt 2016 dhe në këtë post duhej të qëndronte deri në vitin 2020. Dorëheqja e Popovit nga qarqet politike në vend është vlerësuar si “surprizë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button