Serbët bllokojnë rrugën, nuk e lejojnë kryeministrin të shkojë në veri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe komandanti i KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta, janë penguar nga serbët e veriut që të shkojnë në vendin ku pritej të përurohej ura mbi lumin Bistricë, shkruan Insajderi.

Lajmin për ndalimin e tyre e kanë dhënë mediat serbe që njoftojnë se rruga kryesore Zveçan-Leposavic, më konkretisht në Rudarë, është bllokuar përmes një kamioni të vendosur në mes të rrugës.

Ndërsa televizioni Klan Kosova ka raportuar se Mustafa dhe Miglietta kanë marrë një rrugë tjetër për të mbërritur tek destinacioni i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button