Eco Guerilla, thirrje për mbështetjen e kërkesave të qytetarëve nga partitë politike

Në prag të Zgjedhjeve Parlamentare të cilat do të mbahen më 11 Dhjetor 2016, Lëvizja Eco Guerilla i ka dërguar një thirrje partive politike që garojnë në Njësinë Zgjedhore 6. Në këtë dokument që pritet të nënshkruhet nga partitë që garojnë në këto zgjedhje kërkohet që deputetët të cilët do zgjidhen për të shërbyer në mandatin e ardhshëm të angazhohen që në 6 muajt e parë të punojnë në tre pika kryesore sa i përket mbrotjes dhe avansimit të mjedisit jetësor.

Shqetësimet përfshijnë zgjidhjen e përhershme të problemit me deponitë në Tetovë dhe më gjerësisht në Rajonin e Pollogut, fillimin e procedurës së shndërrimit të Kazermës së Tetovës në Park të Qytetit si dhe garancinë që qeveria e ardhshme nuk do të lejojë rihapjen e fabrikës Jugohrom deri në vendosjen e plotë të filtrave.

Partitë dhe Koalicionet që do e nënshkruajnë duhet ta kenë parasysh që edhe zgjedhjet lokale janë shumë afër, ndërsa ata që nuk e nënshkruajnë duhet t’a dinë se zgjedhjet janë tani më 11 dhjetor.

Nënshkrimi i dokumentit do të bëhet në prani të mediave të hënën (5 Dhjetor 2016) në ora 11, në zyrat e Eco Guerilla në Tetovë, nga përfaqësues të cilët do të caktohen nga vet partitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button