Pasi të lexoni përfitimet, nuk do t’ju ndahet shpirti nga kjo erëz!

Piperi është një nga erëzat më të përdorura në kuzhinat evropiane dhe përfitimet e tij njijhen dhe vlerësohen për shijen e tyre dhe për ndikimin si ilacc kurativ. Shijen e tij pikante ia jep piperina, shkruan shendeti.com.al.

Piperi i zi gjendet pothuajse në të gjitha tavolinat, në çdo vend të botës, shpesh gjen përdorim po aq sa kripa.

Piperi i zi vjen si produkt i frutit të papjekur nga bima e piperit. Frutat vihen në ujë të nxehtë për t’u larë dhe për t’u përgatitur për tharje. Ngjyra e kokrrës, gjatë tharjes ndihmon në dallimin e llojit të piperit. Kokrrat thahen në diell ose me pajisje të përshtatshme për disa ditë, gjatë të cilave kokrrat bëhen të forta dhe nxihen, kështu marrin edhe emrin piper i zi. Piperi i zi dallohet edhe nga vendet e prodhimit si: India, Malabar, Malaizia, Indonezia dhe vende të tjera.

Veç piperit të zi kemi edhe piperin jeshil, të bardhë dhe të kuq. Ai ka një aftësi të rëndësishme jo vetëm në përmirësimin e shijes së ushqimeve, por ka dhe një sërë efektesh të shëndetshme në organizmin tonë.

Piperi dezinfekton mukozën e stomakut pa e acaruar.

Të gjithë llojet e piperëve kanë një substancë që quhet piperina, është ajo që i bën pikantë. Ajo është një stimulues mjaft i mirë për tretjen.

Piperi i zi dhe ai i bardhë stimulojnë lëngjet e stomakut, por nuk janë të këshillueshëm për ata që vuajnë nga ulcera, hemorroidet dhe tensioni i lartë. Më mirë ta zëvendësoni me piperin jeshil.

Piperi jeshil stimulon procesin e oksidimit. Ai shumë i mirë kundër acarimeve të stomakut dhe nxitjes së lëngjeve.

Piperi i zi është efikas edhe te ata që vuajnë nga mungesa e pigmentit në disa pjesë të lëkurës. E, në fund, duhet të themi se piperi i zi është efikas edhe për humbjen e kileve të tepërta. Ai ka edhe veti antiinflamatore, prandaj është i dobishëm për personat që vuajnë nga astma, artriti, e ndoshta edhe nga sëmundjet autoimune. Piperi i zi është plot materie ushqyese, duke përfshirë edhe fibrat ushqimore, vitaminat C dhe K, manganin dhe hekurin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button