Carlsen, kampion bote në shah, fiton 600 mijë euro

Magnus Carlsen nga Norvegjia, e ka ruajtur titullin e kampionit të botës në shah, duke e mundur rusin, Sergei Karjakian, në një përballje që mori fund shpejtë.

Carlsen e ka fituar raundin e fundit në kampionatin e mbajtur në qytetin e Neë Yorkut më 30 nëntor. Finalja u mbajt pas 12 përballjeve të luajtura gjatë tre javëve të fundit, transmeton REL.

Turneu ka tërhequr vëmendje masive pasi organizatorët thonë se rreth 6 milionë njerëz rreth botës e kanë ndjekur finalen.

Carlsen ka fituar 600 mijë euro si fitues i turneut.

I dyti pas tij, rusi, Karjakan ka fituar 400 mijë euro.

Carlsen, i cili e ka festuar ditëlindjen e tij të 26-të më 30 nëntor, është bërë “grandmaster”, që është titulli më i lartë në shah, në moshën 13 vjeçare. Ai e mban titullin e parë në botë prejse e ka fituar për herë të parë në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button