Nicole Kidman kujton me nostalgji vizitën në Kosovë (Foto)

Nicole Kidman nuk e ka harruar Kosovën.

 

Ajo me nostalgji ka kujtuar kohën kur ka vizituar Kosovën në vitin 2006.

Aktorja hollivudiane ka pohuar se pas vizitës në Kosovë kishte kuptuar se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së po ia vlente, transmeton Telegrafi.

“Kur u bëra dhjetë vjet më parë ambasadore e vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, misioni im i parë ishte vizita në Kosovë, ku takova gra dhe vajza që i kishin mbijetuar dhunës”, ka shkruar Kidman.

“Kjo ishte hera e parë që kuptova se po ia vlente puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së. E pashë nga dora e parë se janë bërë ndryshime në jetën e grave dhe vajzave. Ato gjetën strehë edhe fëmijët e tyre. Pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan”, ka pohuar Kidman.

“Ishte një përvojë në ndryshimin e jetesës për mua dhe që më ka frymëzuar tej mase.“Në ‘Giving Tuesday’ të sigurohemi se gratë se vajzat mund të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”, ka përfunduar Kidman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button