Kështu mund ta kurseni karburantin deri në 30 %

Me rritjen e çmimit të karburantit është bërë e rëndësishme kursimi i tij.

Kursimin e karburantit mund ta arrini edhe me disa këshilla të vogla që e ulin harxhimin.

Nëse do t’i përdorni të gjitha bashkë mund të shkojë edhe nga 10% deri në 30% kursim.

– Përdoreni makinën me kujdes: Mos i jepni makinës tuaj shpejtësi të menjëhershme dhe as mos bëni frenime të menjëhershme. Shikoni rrugën përpara dhe mos bëni shpejtësi e pastaj të frenoni menjëherë sepse është karburant i humbur kot. Përpara se të niseni për udhëtim përcaktoni rrugën nga do të kaloni.

– Ngisni makinën me shpejtësi normale: Përdorimi i shpejtësive të larta rrit forcën e fërkimit të ajrit me makinën tuaj duke rritur konsumin e karburantit.

– Përdor shpejtësi të larta: Përdorimi i shpejtësive të larta ul rrotullimet e motorit dhe shpejtësinë e tij dhe kjo bën që të rritet performanca e karburantit.

– Kontrollo presionin e gomave: Gomat e shfryera kërkojnë më shumë energji për të lëvizur makinën për shkak të fërkimit të madh me tokën. Po ashtu edhe gomat e reja harxhojnë më shumë karburant.

– Mos e mbushni rezervuarin plot pa nevojë: Mbushja e rezervuarit plot do të thotë peshë shtesë në makinë që kërkon edhe më shumë energji për ta transportuar.

– Përdoreni kondicionerin aty ku duhet: Kondicioneri konsumon nga motori i makinës dhe kur është ndezur harxhon karburant. Nëse keni mundësi hapni më mirë xhamin sesa të përdorni kondicionerin aty kur nuk duhet.

– Mos ngarkoni pesha shumë të rënda: Varet nga mënyra se si e përdorni ju makinën për transport të gjërave që ju nevojiten. Është e këshilluar që peshat që nuk ju duhen të mos i mbani në makinë. Ngarkesa e makinës me pesha shton konsumin e karburantit.

– Mos e lini kot makinën ndezur: Duhet të dini se për ngrohjen e motorit mund të mjaftojnë edhe 30 sekonda dhe për kalimin e të gjitha proceseve maksimumi 3 minuta. Kjo varet nga makina që përdor. Fik motorin kur je duke pritur apo në radhë të gjatë.

– Përdor vajin e duhur për makinën tënde: Përdorni vajin që ju këshillohet sepse kjo mund të rrit perfomancën.

– Kontrolloni filtrat e ajrit: Mjafton të merrni filtrin dhe ta shikoni në drejtim të diellit nëse rrezet e diellit nuk e kalojnë filtrin ato duhen ndërruar. Filtrat e papastër ulin perfomancën e motorit.

– Ngisni makinë të vogël: Përpara se të blesh makinë mendohu mirë. Makinat e vogla harxhojnë më pak dhe janë ekonomike.

– Mos e përdor gjithmonë makinën: Kjo mund t’iu duket qesharake por ka vende ku mospërdorimi i makinës ka më shumë përfitim sidomos në periudhat apo kohët kur ka trafik.

Këtu flasim për udhëtimet që mund të zëvendësohen nga mjete të tjera. Duam të themi se ke blerë makinë nuk do të thotë që në çdo vend duhet të shkosh me makinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button