Shkupi barazoi edhe me Maxharin

Klubi futbollistik i Shkupi sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës kontrolluese, ndërsa për kundërshtarë i tyre ishte skuadra e Maxharit me të cilën kanë luajtur baras 1:1.  

Që në pjesën e parë futbollistët nga Çairi kanë treguar dominim duke sulmuar në shumë raste portën e kundërshtarit. Dy raste të më të mira për shënim i kishin Dario Desniq, ndërsa Ardian Nuhiun shtylla e ndali që të mos festojë golin. 

Në pjesën e dytë trajneri Zekiria Ramadani bëri disa ndryshime në formacion dhe pas 5 minuta lojë mysafirët avancuan me rezultat 0:1. Në këtë ndeshje vlen të përmendnim lojë të mirë që tregoi Minas Osmani, i cili edhe pse është kthyer nga të lënduarit, ka dëshmuar se këtë sezon do të jetë shumë ndihmë e madhe e skuadrës. Pikërisht një depërtim i mrekullueshmë i Osmanit në zonën e rrezikut bëri që mbrojtja e Maxharit të dështojë dhe të bëjë ndërhyrje të ashpër ndaj tij, me çka gjyqtari akordoi penalti, e që me sukses e realizoi Emir Shabani (85’).

Ramadani ndeshjen e filloi me këtë formacion: Suat Zendeli, Mumin Sallai, Leonard Kallaba, Mevlan Adili, Ernest Osmani, Bunjamin Asani, Muharrem Bajrami, Besir Demiri,  Florent Osmani, Ardian Nuhiu dhe Dario Desniq. Ndërsa në pjesën e dytë në fushë u inkuadruan edhe futbollistët si Jasir Bajrami, Emir Shabani, Minas Osmani, Blerim Hyseni, Lavdrim Ameti, Enis Mustafa, Fisnik Zuka, Arian Bela dhe Mentor Idrizi.  

FC Shkupi ditëve në vazhdim do të vazhdojë me planin stërvitor, ndërsa të përkujtojmë se të dielën do të luajë miqësoren e radhës kundër Ferizajt të Kosovës. Kjo ndeshje është në kuadër të manifestimit që organizon Komuna e Çairit në nderë të 6 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e ku këtë dot do të ketë një program të larmishëm, ndërsa do të bëhet dhe prezantimi i futbollistëve dhe ndryshimet në infrastrukturën e stadiumit. / Portalb

VERZIONI DESKTOP