Trump heq dorë nga bizneset…për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar këtë të mërkurë se do të largohet nga bizneset e tij, për t’u fokusuar tërësisht në drejtimin e vendit dhe për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit.

Këtë gjë, manjati i pasurive të paluajtshme do ta shpallë ditën e 15 dhjetorit, kur të shpallë planin e tij në një konferencë për shtyp së bashku me familjen e tij, transmeton Top Channel.

Njoftimi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, aty ku presidenti i zgjedhur është shumë aktiv që prej fushatës presidenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button