“Facebook Messenger”, tashmë edhe me “Pac-Man”

Sa prej jush e mbajnë mend lojën e famshme “Pac-Man” të luajtur dikur me kompjuterat “Nintendo”? Për të gjithë ata që kanë nostaligji, tashmë kjo lojë vjen nga rrjeti social “Facebook” përmes aplikacionit “Messenger” dhe ju mund të luani me shokët tuaj, transmeton Top Channel.

“Facebook” ka menduar së fundi të shtojë opsionin për të luajtur me lojëra me kontaktet tona në aplikacionin për mesazhe, duke nisur nga kjo e martë. Ju mund të aksesoni këtë shërbim në versionin e fundit të këtij aplikacioni, mjafton të shtypni ikonën e levës së lojës.

Lojërat e disponueshme përfshijnë disa prej atyre më klasike, si “Pac-Man”, “Space Invaders” dhe “Galaga”, por edhe lojëra të reja si “Words With Friends”. Kjo është përpjekja më e fundit e rrjetit më të madh social në botë, për t’i detyruar njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë në asetet e tij.

“Messenger”-i numëron aktualisht rreth një miliard përdorues. Aplikacioni do t’iu rekomandojë lojëra të ndryshme, bazuar në atë se çfarë luajnë shokët tuaj.

E quajtur “Instant Games”, ky opsion i ri do të nisë të funksionojë në 30 shtete, fillimisht me 17 lojëra e më pas do të zgjerohet me më shumë të tilla. Veç “Messenger”-it, përdoruesit mund të luajnë lojëra edhe në “Neës Feed”-in e “Facebook”-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button