Stop Fushatës elektorale çoroditëse !

Të nderuar e miqë e dashamirë, kemi vërtetë një fushatatë elektorale ne vendin tonë realisht thënë mjaftë çoroditëse.Çdo parti politike me udhëheqësit e tyre, qofshin ata të pozitës apo ata të opozitës, që jan formuar që nga në fillimi I viteve 90-ta e deri më sot, vazhdimisht e malltretojnë popullatën me ose pa dëshirë, ti lënë vendet e punës, fëmijët e vegjël nëpër shtëpi, ti lënë punët e tyre që janë shumë ma të vlefshme se cdo gjë tjetër, duke u kërcënuar e santazhuar që të jenë në tribunat e tyre,duke dashur të tregojnë forcën e tyre politike se sa shum pjesëmarës ka pasur kjo apo ajo parti.

Populli I shkretë nuk e din se sa para harxhohen për zgjedhje, as nuk e dine se nga i marin paratë partite politike nëpër fushata, që tek ne nuk janë të rralla, gati se çdo vit, ka zgjedhje të rregullta ose të çrregullta. Kjo politikëbërje e këtij niveli po dëmton imazhin e qytetarëve të vendit, si shqiptarëve ashtu edhe maqedonasve dhe të tjerëve që jetojnë në këtë shtet skajshmërisht në varfëri dhe si duket ende s`kemi kuptuar asgje nga demokracia!

Marketingu politik në demokraci është i pranuar por jo me njerëz të njejtë në çdo miting.
Mjafton në çdo qytet një veturë të kalon dhe të bëjë marketing politik, sepse aq është Maqedonia, mjafton kryesia qëndrore apo disa anëtarë të saj të promovojnë programet e tyre, platëformën e tyre politike dhe tu përgjigjen pyetjeve të qytetarëve. Sepse, qytetarët janë ata të cilët duhet të vendosin, rreth ofertave të tyre politike e jo të mburen me dështimet e tyre të gjertanishme, duke vazhduar edhe mëtej me lavdërime boshe e bajate .Kjo u referohet partive të cilat kanë pasur pushtet. Mediumet duhet të jenë ata të cilat në paanshmëri të plotë ta marrin opinionin e partive politike, respektivisht liderëve të tyre , në duele të ndryshme telivizive etj. Pastaj populli është ai I cili do të vendosë.Ta bashkojnë popullin e jo ta përçajnë me fjalor rruge.
Ditën e zgjedhjeve, të dilet të votohet me dëshirë e vullnet si një aktë solemn, e jo të dilet e të votohet me frikë. Ata që pretendojnë të marrin pushtetet le të pretendojnë me platforma serioze,me projekte konkrete .Është koha që tu largohemi turmave të panevojshme, është koha që populli mos të bjerë pre e politikave të gabuara të gjertanishme,sepse gjer më tani ata kan vjedhur miliona euro, dhe askujt si kan dhënë përgjegjësi, ndërsa ju popull I nderuar,mos shkatroni veturat tuaja, mos I leni fëmijët tuaj të unët e të vraponi pas tyre, edhe ashtu jeni të shtypur,të lodhur e të dëmtuar materialisht vetëm duke ndejur në sportelet e pagesave rreth dënimeve nga më të ndryshmet,në veçanti të taksave radidifuzive,parkingeve kuturu, e tjera, dhe rrini vazhdimisht te përmbaruesit,për ti çbllokuar llogaritë.

Me vite të tëra të dëmtuar me pagesat e rrugës,me rroga që vetëm se nuk quhen ndihma sociale, memzi mbajnë populli shpirtin, me pensione të vogla pa ndihma sociale siç duhet, dhe jo rastësisht rinia tentojnë vazhdimisht të largohen nga vendi.
Nga baza krijohet superstruktura.
Partitë politike nga baza duhet t`i emerojnë deputetët e jo nga kryesia qëndrore.Me lista të hapura, në një njësi zgjedhore, për cilën kam shkruar edhe më herët. Por ky vullnet nuk përkrahet nga partitë e pushtetit të gjertanishëm.Edhe kto zgjedhje vazhdojnë me avazin e vjetër,liderët caktojnë listat e deputetëve,jo baza, atëherë shtrohet pyetja pse ekzistojnë degët dhe nëndegët? vetëm vallë për dekor apo jo ? apo vetëm formalisht ?

Nga e gjithë kjo, ndjej vërtetë keqëardhje për njerëzit me vlera tu duartrokasin atyre që se meritojnë, habitem ndonjëherë edhe me vehten dhe them: Pse ju mungon guximi, këtyre njerëzve, kësaj popullate. Së paku mbroni fëmijët tuaj, ardhmërinë tuaj, mos nguteni në vendimëmarje. Sepse çdo vendimëmarje e gabuar pastaj do të na kushton shtrejtë.
Sa I përket zgjedhjeve të parakohshme të rradhës,nuk ka me ndodhë asgjë nga se partite politike të dy blloqeve etnike shqiptare dhe maqeonase, që në start ja kan filluar me patriotizëm të skajshëm, mirëpo nga ana tjetër më gëzon fakti se partitë e reja politike shqiptare veç më e kan kuptuar politikëbërjen maqedonase nga cila do qoft parti se ata luftojnë për humbje kohe me shqiptarët, deri sa tu shkon. Është moment I fundit që edhe ata ta kuptojnë, fjala është për maqedonasit, se shqiptarët janë të barabartë ,duan apo s`duan ta pranojnë, që së shpejti gjithsesi se do ta kuptojnë. Se bojkotimi I sistemit ata do ti ulë në vend, dhe nga ana tjetër sigurisht se do të ndikon edhe faktori ndërkombëtar.

Për 26 vjetë politiklëbërje shqiptarët, vazhdimisht kan thënë: ,,Se ky shtet sa është i juaji, është edhe i yni ”, Por, fatkeqësisht vetëm kanë thënë, asnjëherë se kan bojkotuar sistemin tërësisht dhe të shihet se maqedonasit do të jenë ata të cilët vetë do të kërkojnë të nënshkruajnë marveshjet dhe kërkesat e shqiptarëve. Ky është mekanizmi i cili i detyron ata, të ulen dhe të bisedojnë me shqiptarët. Vetëm bojkoti i Sistemit në tërësi , që d.t.th.me bojkot të përgjithshëm, nuk donë të thotë se gjërat kryhen vetëm përmes kobures. Ka forma të ndryshme ,që mund të shfrytëzohen në demokraci.Si duket ka nuhatje, tentativa dhe fryma të reja rreth kësaj…Populli është ai që do ta thotë fjalen e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button