PASQYRAT

Ke fjetur mirë apo keq, ka pak rëndësi,
pasqyrat e hoteleve nuk falin
janë si kafshët e maleve
prezenca e njerëzve i bezdis.

Drita e pasqyrave të shtëpisë
ka mëshirë për ne, bile,
na ndihmon të shtiremi, për dashuri
apo zakon, gjithnjë na fal.

Pasqyrat janë ujë
i shkëputur nga një lumë në rrëmbim.
I kam parë kur reflektojnë diellin
si verbojnë siluetat e reve.

Në thellësi të syve
u dallohen plasaritjet e kohës, merimangat
e së kaluarës që shfaqen papritur
në mëngjese hotelesh e na ofendojnë.

Përse nxehesh. Mbylli sytë,
nuk ka gjë tjetër që mplak
më keq se shikimi yt.

 

Poezi nga Luis Garcia Montero

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button