Kur bëhen bashkë Ledri Vula dhe Era Istrefi kanë gjithmonë një premtim…

“Shumë pis”, hiti i famshëm i Ledri Vulës dhe Era Istrefit, ka qenë një prej këngëve më të pëlqyera që vijon të dëgjohet në pothuaj ҫdo club e ҫdo koncert ku ata janë pjesëmarrës. Prej vitesh miq dhe bashkëpunëtorë, Era dhe Ledri kanë qenë bashkë edhe për festën e Pavarësisë. Të shoqëruar edhe nga  menaxheri Faton Shoshi, dy këngëtarët ishin të pranishëm në festën e organizuar me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Ambasadën Shqiptare në Kosovë, ku morën pjesë edhe shumë personazhe të njohur nga politika dhe arti, shkruan RevistaClass.

Në një foto që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, postoi me dy këngëtarët në profilin e tij, shkroi ndër të tjera: “Ledri dhe Era më siguruan që hitet nuk do të mungojnë edhe vitin e ardhshëm.”

Ledri sapo ka publikuar këngën e tij të fundit “A jena mirë”, ndërsa Era është në përfundim të projektit për të cilin premtoi se do ta publikonte në tetor. Nuk dihet nëse dyshja ka ndër mend një bashkëpunim tjetër, por e sigurt është që menaxheri dhe miku i tyre i ngushtë ka në plan projekte të mëdha (madje për njërin prej tyre, duket se po mundohet t’i bindë edhe në këtë foto).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button