Konsensusi dhe establishmenti politik maqedonas!

(Mbi tezën  për  Vendimmarrje me Konsensus për çështje ekonomike)

Miq të dashur,

Bota evropiane DIALOGUN dhe KONSENSUSIN e kanë pjesë integrale të kulturës së vet demokratike.

Si e kuptojnë apo thjeshtë si u pëlqen ta aplikojnë KONSENSUSIN politik establishmenti politik maqedonas ?

Ky establishment politik maqedonas pas pavarësimit e këndej të vendit, konsensusin duan ta arrijnë me konceptin e përqendrimit te fjala ,,JAP,, .

Miq të dashur, konsensusi në një far kuptimi është logjik juridike.

Establishmenti politik maqedonas pas këtyre zgjedhjeve duhet të fillojë të mësohet ,sepse duhet të fillojë të ndryshojë edhe deontologjia e konceptit KONSENSUS, duke mos u përqendruar më te fjala ,,jap,, , por duke u fokusuar te fjala LËSHOJ.

Të hysh në një marrëdhënie konsensusi midis dy palëve, do të thotë të jesh gati të LËSHOSH dhe të ndryshosh disa nga qëndrimet e mëparshme për hir të interesit të përgjithshëm publik, e në asnjë mënyrë të interesit të partive.

Dhe ky establishment duhet po ashtu përfundimisht të kuptojë se logjika e bashkëjetesës është logjika e paktit me të nesërmen, gjë që kërkon përgjegjësi dhe kurajë politike.

Miq të dashur, është kjo një nga tezat që duhet ta kenë parasysh edhe partitë politike shqiptare në veçanti partitë opozitare.

Pas këtyre zgjedhjeve është një MOMENTUM politik e historik, që pjesëmarrja e shqiptarëve në qeverisje të jetë e kushtëzuar me RIDEFINIM të ri politiko-juridik të vendit, ku BARAZIA do të ishte paradigma kryesore.

Kjo do të thotë se për gjithçka mund të arrihen kompromise në politikë, por në asnjë mënyrë për të drejta nacionale që janë të panegociushme. Ata askush për askënd nuk mund të jetë i thirr për tu paraqitur si palë që të ,,jep,, diçka, e as si palë që i ,,fituam,, ,por për barazinë vetëm duhet projektuar mënyrën dhe dinamikën e zbatimit dhe respektimit të sajë.

Me këtë format kushtetues dhe politik të Maqedonisë, pa ridefinim, shqiptarëve mund t’ju ndodhë vetëm të nderojnë hajdutokratët në qeveri me të tjerë që pa ridefinim përsëri edhe ata mund të shndërrohen në hajdutokratë të një profili tjetër.

Pra partitë politike shqiptare opozitare, duhet ta kenë në dijeni se ata duhet ti përmbahen plotësisht platformës që propagandojnë, sepse shqiptarët nuk kanë kohë më të bëjnë vetëm KOMUTIM të hajnave nëpër qeveri!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button