Ndërmarrja Xhonson Meti e para në Maqedoni

Kompania më e madhe në Maqedoni, sipas qarkullimit më të madh vjetor, me 1.2 miliardë euro, është kompania e huaj prodhuese e industrisë automobilistike që plason prodhimet e saja në eksport, Xhonson Meti, shkruan gazeta KOHA.

Për dallim prej Maqedonisë, në Shqipëri, në vendin e parë  me 51.33 miliardë lekë ose afër 390 milionë euro, në vitin 2015 është kompania vendore dhe nga sektori i tregtisë së karburanteve Kastrati. Analizat e raporteve financiare të kompanive të realizuar nga revistat Kapital dhe Monitor, tregojnë se ekonomia e Maqedonisë në vitin e kaluar, ka qenë në duart e industrisë së prodhimit të pjesëve automobilistike, energjetikës, prodhimit të ilaçeve, metalurgjisë dhe telekomunikacionit.

Nga ana tjetër, ekonomia në Shqipëri, për vitin 2015, u dominua nga ndërmarrjet e mëdha të sektorit të hidrokarbureve, energjisë, telekomunikacionit dhe bankave. Dallim tjetër midis dy shteteve fqinje në top dhjetëshin e kompanive që qarkullojnë më shumë para, është fakti se sektori i energjetikës përfshin prodhimin e rrymës, tregtimit, prodhimit të energjisë elektrike, industria metalike dhe sektori i telekomunikacionit renditen ndër bizneset më të mëdha në të dyja shtetet fqinje.

Nga ana tjetër, Maqedonia dallon falë subvencioneve të majme për investitorët e huaj, në vendin e parë ka një investitor të huaj prej të cilave nuk ka ndonjë dobi të madhe ekonomia vendore për shkak se kompanitë vendor pak bashkëpunojnë me investitorët e hua. Dallohet në top dhjetëshin e kompanive më të mëdha edhe një kompani e prodhimtarisë së ilaçeve si Alkaloidi si trashëgimi nga ish sistemi komunist, që si shoqatë aksionare tregon rritje të madhe dhe zgjerim në tregjet e rajonit por edhe përtej atlantikut në SHBA. Veçori tjetër dalluese e dy

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button