Visar Ganiu largohet nga Shkupi, e zëvendëson Nuhiu

Skuadra e Shkupit si duket nuk ka arritur ti bëjë ballë rezultateve të paparitura në xhirot e fundit dhe barazimi me Bregallnicën ka ndikuar që trajneri Visar Ganiu të merr vendim për tu larguar nga klubi.

Trajneri Visar Ganiu ka shfrytëzuar që largimin e tij ta bëjë publik përmes Facebook-ut, ku mes tjerash ka shkruar.

“Të dashur miq, shokë dhe dashamirë të futbollit. Desha t’ju informoj që pas 11 muajve të kaluara si trajner dhe 2 vite më parë si drejtor sportiv në FC Shkupi, është momenti edhe i ndarjes tonë për disa rrethana që janë krijuar në klub, e më tej nuk dua t’i komentoj dhe më besoni që nuk dua askush t’i komenton. Përkrahje të vazhdueshme kam pasë prej kryetarit Ejup Ademi dhe nënkryetarit Suat Alija, të cilët i falënderoj përzemërsisht për atë që po bëjnë për klubin. Gjithashtu falënderim të madh meritojnë kolegët e mi të stafit teknik Ardian Nuhiu, Bllagoja Georgiev, Faruk Jonuz dhe Orhan Abdi, lojtarët me në krye kapitenin Suat Zendeli, tifo grupin e mrekullueshëm “Shvercerat”, sekretarin Sulo Halili, zedhënësin Hajrush Mani, ekonomin Feta Baftijari, fizeoterapeutin Harun Zejneli, mjekun Petre Stojanovski dhe kuptohen në fund familjen time të çmuar që ka merita të pazëvendësueshme. Trajnerit të ardhshëm i dëshiroj suksese, me respekt Visar Ganiu”, ka thënë në fund tani më ish-trajneri i Shkupit.

Edhe pse nga klubi ende nuk kanë dalë me komunikatë zyrtare, sipas burimeve të PORTALB, mësohet se në stërvitjen e fundit, trajneri Visar Ganiu është përshëndetur me lojtarët, ndërsa stërvitjen e ka vazhduar ndihmësi i tij, Ardian Nuhiu, i cili si duket do të drejtoj ekipin në tri ndeshjet e fundit që kanë mbetur, nesër ndaj Sileksit në Kratovë, më pas në Çair të dielën ndaj Makedonija Gj.P dhe të mërkurën e ardhshme, ndeshjen kthyese ndaj Shkëndijës në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Shkupi deri më tani në këtë sezon ka grumbulluar 16 pikë dhe është në pozitën e shtatë. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button