Donald Trump e sulmon edhe CNN-in

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka sulmuar edhe një medium tjetër të madh amerikan, duke e kritikuar për mënyrën se si raporton për të.

Pas New York Times-it, tash republikani Trump e ka sulmuar CNN-in, transmeton Express.

Ai e kritikoi CNN-in se raportoi se pohimet e tij rreth mashtrimit me vota ishin të pabaza.

Trump i ka ripostuar statuset e përkrahësve të vet në Twitter, të cilët e kanë kritikuar korrespondentin e CNN-it, Jeff Zeleny, i cili, sipas CNN-it, ka raportuar saktë për atë se nuk ka pasur dëshmi, e as ekipi i tranzicionit të pushtetit nuk ka ofruar ndonjë, për të mbështetur pohimin e Trumpit se miliona vota mashtruese janë hedhur për Hillary Clintonin.

“CNN-i nuk e kupton. Ata s’do të mësojnë kurrë,” ka shkruar Trump në Twitter.

“CCN-i është aq i turpëruar nga përkrahja totale (100%) për Hillary Clintonin, dhe humbja me një lum votash, saqë nuk dinë se çfarë të bëjë më,” ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button