KAM FRIKË…

Kam frikë se kemi ngulur këmbë që të mos dalim nga shekulli i gjashtë.

Kam frikë se ne vetes po ia ndalojmë të kaluarën me qëllim që brezi i ri të mos mundë ta shohë të ardhmen

Kam frikë se loja politike të cilës i prijnë krushqit e paftuar do të na i shtojë varret e krushqve

Kam frikë se Pilati është bërë paradigmë  se si duhet të sillemi

Kam frikë se tash po  prodhohet  historia e pandershmërisë

Kam frikë se muret që na ndajnë do të bëhen më të larta

Kam frikë se një mallkim na ndjek si hije

Kam frikë se jetojmë në korridoret e Kafkës

Kam frikë se Markezi është nisur nga lagjet shqiptare të Shkupit kur e ka përshkruar Makondon në romanin e tij “Njëqind vjet vetmi”

Kam frikë se i kemi relativizuar tej mase gjerat e shenjta

Kam frikë se nuk e shohim simbolikën  e vjershës Rinia e bukur  e poetit të njohur gjerman Gotfrid Ben:
(Goja e vashës e cila gjatë kohë kishte mbetur shtrirë në xunkthënajë
dukej e kafshuar, e bërë copë.
Kur i hapën kraharorin, ezofagu ishte krejt i shpuar.
Më në fund në kupolën përfund diafragmës
e gjetën çerdhen e minjve të vegjël.
Njëri nga vëllezërit e vegjël kishte ngordhur,
të tjerët jetonin nga mëlçia e veshkat,
pinin gjakun e ftohtë dhe aty
e kalonin rininë për bukuri.
Por bukur dhe shpejt i gjeti edhe vdekja:
I hodhën në ujë.
Ah, si ciullonin tureçkat e vogla!

 

Gotfrid Ben)

Kam frikë se sot ndër ne është demode të krenohesh me përkatësinë kombëtare

Kam frikë se nëpër shkolla i frikësojmë fëmijët dhe të rinjtë se janë vetëm 2 a 3 shkrimtarë e dijetarë të cilët kanë arritur majën e piramidës dhe se për të tjerë nuk lejohet ajo majë

Kam frikë se nuk do ta gjejmë ekuivalentin shqip të fjalës realitet

Kam frikë se e vërteta ka nisur të na çojë në vetmi e pastaj edhe në burg

Kam frikë se në këtë kohë e vërteta nuk dhemb.

Kam frikë se fjala  e vërtetë  nuk është shqipe, kurse sinonimet rrenë e gënjeshtër – po

Kam frikë se fjalën besë po e errësojmë

Kam frikë se fjalët besë e fjalë do t’i shpallim se janë sinonime

Kam frikë se i kemi hapur dyert e gjuhës shqipe si dyert e Trojës e brenda sa s’ka hyrë kali i drunjtë

Kam frikë se të gjitha fjalët në fjali e në tekst do t’i shkruajmë me shkronjë të madhe

Kam frikë se po i dënojmë tmerrësisht fëmijët që janë në djep dhe në bankat shkollore

Kam frikë se po e shpenzojmë të ardhmen me monedha të rreme

Kam frikë nga kori i korbave

Kam frikë se do të vendosim bashkë me Mefiston.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. MOS U TUT HE BURR, NGA TUTA JUAJ SI INTELEKTUAL JEMI NE KETE GJENDJE QE JEMI, NGA SHKAKU SE KUR JU SI NJE I “DITUR” KENI AQ FRIKE(BESOJ SE KENI EDHE ME SHUME SE SA I KENI RENDITE KETU) C`MBETET ME TE “PADITURIT”. KUR NUK JE I SIGURT NE VETEN TENDE GJITHCKA QE TE RRETHON TA SHTI FRIGEN. MOS E PERHAP KETE FRIGE(PESIMIZEM)EDHE NE POPULLAT, MBAJE PER VETI.

    1. Njeriu normal do të tutet kur e sheh se një i dehur (por edhe pak i rrallë) i grah autobusit plot fëmijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button