Kur “screenshot” foton e dikujt…ja e vërteta për të renë që i ka shqetësuar përdoruesit

Ndryshimet teknologjike nuk janë gjithmonë në favorin tonë. Të kapur fort pas privatësisë, ndihemi menjëherë të kërcënuar nëse një ndryshim na nxjerr zbuluar. Kjo ndodhi edhe javën e kaluar kur u përhap lajmi se Instagram-i kishte sjellë risinë që do të njoftonte personin nëse i keni bërë screenshot postimit të tij. Të gjithë u shqetësuan sepse ky veprim i kushtëzonte, por nuk ka ndodhur asgjë nga sa mendoni. Lajmet e fundit thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë, shkruan Intv.

Ja cila është e vërteta… Kur Instagram lançoi lajmin e tij për “fotot që zhduken”, kur ju u çoni foto të tjerëve dhe ato zhduken pasi i kanë parë, tha: “Shkoni direkt në kamera për të bërë foton ose videon, dhe më pas shtypni shigjetën që ta dërgoni në mënyrë private. Mund të zgjidhni një grup, apo të krijoni vetë një të tillë në pak hapa, dhe gjithashtu mund tua dërgoni miqve në mënyrë individuale në të njëjtën kohë.Ndryshe nga mesazhet e tjera të drejtpëdrejta Direct, këto foto dhe video zhduken nga inbox i miqve tuaj pasi ata i kanë parë. Dhe mund t’i shihni nëse ata u janë përgjigjur apo i kanë bërë screenshot”, vazhdon shpjegimi në Intv.al.

Por duhet të dini se kjo nuk do të thotë që Instagram u dërgon njoftime personave kur u bëni screenshot fotove dhe përdoruesit marrin një njoftim për këtë. Kështu që, rrini të qetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button