Dy persona e humbën jetën gjatë një aksidenti në rrugën Shtip-Radovish

Dy persona e humbën jetën, ndërsa disa janë lënduar gjatë një aksidenti të rëndë komunikacioni, që ndodhi sot pasdite në orën 17:50 në rrugën Shtip Radovish në vendin e quajtur Pilav Tepe, në të cilën janë përplasur një autobus i “Strumica Ekspres” dhe një automjet motorik për udhëtim, informon MPB-ja.

Sipas MPB-së, në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi i automjetit K.T (1973) si dhe bashkudhëtarja në automobil e cila ende nuk është identifikuar, njofton agjencia MIA.

Janë lënduar disa persona të cilët janë transportuar me autobus. Ekspertiza është vijim, ndërsa komunikacioni është ndërprerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button