Tramp e sulmoi Klintonin rreth rinumërimit në Uiskonsin

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp, e sulmoi Hillari Klinton për shkak të vendimit të fushatës së saj zgjedhore që ta përkrahë rinumërimin e votave në shtetin federal Uiskonsin.

Ai i bën vërejtje Klintonit për vendimin e tillë, sepse më ia ka pranuar fitoren në zgjedhje dhe e përkujton në angazhimet e saj gjatë fushatës, që të pranohen rezultatet zgjedhore.

Klinton në një rast ka reaguar në mënyrë të tillë, kur Tramp në fushatën e tij parazgjedhore është kërcënuar se nuk do t’i pranojë rezultatet e votimit, nëse nuk fiton.

Procedurën për rinumërim të votave në Uiskonsin e ngriti Xhill Stejn, i cili ishte kandidat presidencial i Partisë amerikane të të Gjelbërve.

Në këtë shtet federal, me shumicë të vogël prej 22 mijë votave fitoi Tramp, edhe pse të gjitha hulumtimet e mendimit publik, paraprakisht, rezultonin me “fitore të sigurtë” të Klintonit, transmeton MIA.

Stejn kërkon rinumërim edhe në Pensilvani, ku afati për ankesë skadon sot, si dhe në Miçigen.

Në të gjitha këto tre shtete federale, papritur fitoi Tramp, ndërsa në të gjitha ato nuk është votuar me futjen e fletvotimeve në kutitë votuese, por përmes makinave të specializuara kompjuterike për votim.

Stejn siguroi shtatë milion dollarë për rinumërimin e votave, pasi ekspertët kompjuterik paralajmëruan se makinat mund të jenë hakuar dhe se pas një operacioni të tillë mund të qëndrojnë hakerët rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button