Groposja e Shkupit

Njerëz, a e shihni Shkupin
si në të ngrihen statuja,
gjigande gjer në qiell
si në përralla të fëmijëve.

Janë statujat e mashtrimit
me politikën, historinë,
janë groposja e Shkupit
e mençurisë, e dijes.

Statujat janë mite
që shëmbëllejnë sytë e maqedonasve,
me nacionalizëm të rrejshëm,
duke i argëtuar e ua bërë qejfin.

Statujat janë pafytyrësia
e kombit të shpikur të lashtë maqedonas
janë ëndrra për të qenë hero
e kryenacionalistit Gruevki.

Kështu statujash nuk ka
as Tirana, as Zagrebi,
por ka Shkupi dhe e shet
sikur të jetë madhështi.

VMRO-DPMNE-ja kërkon
përmes statujave të ketë
nga mbrapa, pinjollë të nacionalizmit
e të manipulojë histori.

Gruevski liliputi
Kujton se litar në Shkup po ngre,
Për fqinjë, për shqiptarë, por lirtari mund t’i varet,
më së pari, atij vetë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button