BDI ndërpret fushatën për Ditën e Flamurit

Për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se i ndërpret aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Gjatë kësaj dite, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe zyrtarë të partisë, përfshirë kandidatët për deputetë, do të marrin pjesë vetëm në aktivitete solemne.

Në vijim, detajet për aktivitetet kremtuese:

09:00 – Zajaz, Kërçovë – Ali Ahmeti, vizitë në Qendrën Përkujtimore “Nëna Shqiptare”, për të nderuar Festën Kombëtare
11:00 – Sllupçan, Kumanovë – Ali Ahmeti, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
– Komuna e Likovës , sh.f “Faik Konica” –
– Komuna e Likovës sh.m “Ismet Jashari”-
11:30 – Hotël, Kumanovë – Ahmeti, homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
12:00 – Haraçinë, Shkup – Ali Ahmeti në shenjë nderimi, do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.
13:00 – Shkup (Aleksandar Pallas) – Nën përkujdesjen e Ali Ahmetit, do të zhvillohet Akademi Solemne në nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.
13:30 – Saraj, Shkup – Vendosja e luleve tek Busti i Isa Boletinit në Saraj
15:00 – Tetovë – Me rastin e Ditës së Flamurit, Ali Ahmeti do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Tetovë
15:30 – Tetovë, Selia e BDI-së – Ahmeti do të ndajë mirënjohje për veprimtarë të çështjes Kombëtare
17:00 – Gradec, Gostivar – Ali Ahmeti do të nderojë veprën e ministrit të parë të mbrojtjes, në Qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, Mehmet Pashë Derralla.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button