Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje lokale të dobëta të shiut dhe me dukuri të mjegullës nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh. Nga fundi i ditës dhe në orët e mbrëmjes sërish do të ketë reshje të shiut.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri 7 gradë, ndërsa e ditës prej 8 deri 15 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 5 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 9 gradë.

Prej nesër, nën ndikimin e masës së lagësht dhe të ftohtë ajrore nga veriu do të ketë reshje të shiut të shoqëruara me erë të përforcuar e cila do të shkaktojë rënie të konsiderueshme të temperaturave. Pasdite reshjet në male dhe në viset më të larta do të kalojnë në borë.

Prej të martës moti do të jetë shumë më i ftohtë dhe me erë, me reshje të borës edhe në viset më të ulëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button