Dokumentari për Ahmet Krasniqi: Rugova s’e shmangte opsionin e luftës, nxiste organizimet e ushtarakëve (Video)

Në këtë dokumentar jepen detaje pak të njohura për të: për fëmijërinë e kaluar si jetim dhe për faktin se ishte një ndër organizatorët e demonstratave për flamur dhe gjuhën shqipe, të nëntorit të vitit 1968.

Në këtë dokumentar, miqtë e tij kroatë tregojnë se si ai i ndihmojë ata, për të dorëzuar një sasi tepër të madhe të armëve të Kazermës së Gospiqit.

Por, ajo që do të intrigojë lexuesin janë planet që ai ka bërë për rezistencë të armatosur në Kosovë, fakte të cilat i ka publikuar Telegrafi para ca vitesh.

Meqë ai nuk ishte i sigurt në Kosovë, e madje as në Kroaci ku ishte arrestuar, Ahmeti largohet në Gjermani dhe Zvicër për të kontaktuar me Qeverinë e Kosovës. Kontakti i parë me Qeverinë e Kosovës bëhet me Xhafer Shatrin, ministrin e atëhershëm të Informatave. Atëherë nga Ahmeti kërkohet të bëhet një vlerësim i situatës ushtarake në Kosovë, që punohet në vitin 1997.

Siç ka raportuar Telegrafi, Ahmeti ai ia drejton letrën kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetarit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ku ndër të tjera thuhet: “Grupi punues i Shoqatës së Oficerëve Shqiptarë (që braktisën ish APJ-në), mori në përgjegjësi të bëjë një vlerësim të shkurtër të situatës ushtarake në Kosovë (Shqipëri Veriore) dhe i njëjti vlerësim t’i dërgohet organeve më të larta të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të avancohet një strategji aktive e cila sipas kërkesave mund të ngrihet gradualisht në një ofensivë e cila do të mundësonte realizimin e aspiratave të popullit shqiptar në Kosovë të artikuluuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Referendumin gjithëpopullor”.

Në letrën e dërguar, gjendet edhe plani i organizimit të, siç thuhej në letër, Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Por, ajo që është më me rëndësi, është fakti se presidenti “pacifist” Rugova, ishte i njoftuar për këto aktivitete. Por, personi ndërmjetës në organizime ushtarake ishte nënkryetari i atëhershëm i LDK-së, Fehmi Agani. Madje, Rugova është ai që i ka nxitur ata dhe u ka dhënë ushtarakëve kurajo që të vazhdojnë punën.

“Ju jeni ata që duhet t’i dilni në mbrojtje popullit”, thotë ushtaraku Jahir Hyseni. Ndërkaq, Agim Mehmeti shton: “Rugova ishte i informuar për çdo organizim. Por, ishte i kujdesshëm”.

Më poshtë mund ta shihni dokumentarin e plotë të realizuar nga shoqata “Sali Çeku”. Ndërkaq, detajet për organizimet ushtarake të Ahmet Krasniqi, mund t’i shihni nga minuta 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button