Kjo foto e fundit e Adelina Ismailit shtatzënë vërteton se është në formë të shkëlqyer

Prej kohësh, diva e muzikës shqiptare është shkëputur nga muzika dhe i është përkushtuar jetës private. Pak kohë më parë, nga Adelina Ismaili erdhi lajmi se së shpejti ajo dhe partneri i saj Val Krasniqi do të bëhen prindër.

adelina-ismailim

Edhe nga rrjetet sociale, artistja është tërhequr dhe rrallëherë poston foto të vetes apo partnerit. Pak ditë më parë, motra e saj e vogël, Ema, postoi një foto të Adelinës, në javët e para të shtatzënisë. Ndërsa mbrëmjen e djeshme, ka qenë partneri i saj, Vali, i cili ka postuar disa foto nga një darkë romantike me të dashurën e zemrës, shkruan Class.

Tani që ҫifti po shijojnë në qetësi të plotë këtë fazë të bukur të jetës, edhe fansat janë më kureshtarë për të ditur si janë ndjesitë e artistes dhe si po ndryshon ajo gjatë kësaj periudhe. Dhe me ҫ’duket, fotot nuk kanë nevojë për koment. Vijon të jetë në formë të shkëlqyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button