4 mënyra për ta bërë telefonin të punojë më shpejtë

Pak muaj pasi ke filluar të përdorësh një telefon të ri, iPhone, Samsung apo tjetër, të duket sikur punon gati 10 herë më ngadalë sesa në fillim, apo jo? Mbase është një shenjë që të fillosh të merresh seriozisht me telefonin dhe të shohësh ҫfarë mund të bësh për ta ҫuar te shpejtësia e fillimit? Kush e di, ndoshta je ti fajtore e kësaj gjendjeje, shkruan RevistaClass.

Fshi aplikacionet që nuk i përdor kurrë

Natyrisht, asgjë nuk mund të mbash në telefon, sepse mund të të duhet një ditë. Me siguri e di se shumë prej aplikacioneve që ke shkarkuar dhe që nuk i përdor asnjëherë, ndikon në shpejtësinë e telefonit. Provo t’i fshish ato që nuk i përdor për t’i lënë më shumë hapësira telefonit.

Fshi foto dhe video

Kthehu te galeria e fotove dhe videove në iTunes apo iCloud dhe fshi ato që nuk të duhen! Në të vërtetë, nuk të duhen të gjitha ato që ke në telefon. Fotot, veҫanërisht janë të rënda dhe zënë shumë hapësirë.

Fshi mesazhet e vjetra

Duhet t’i fshish edhe mesazhet e vjetra. Sigurisht, mund të jesh nostalgjike për disa prej atyre bisedave me shokun e ngushtë, por sa shpesh e ke parë atë mesazh? Ndoshta asnjëherë! Kështu, fshiji mesazhet dhe bëje telefonin të punojë më shpejt.

Mos e përdor sfondin  

Shumë përdorues të smartphone-ve kanë dëshirë të zgjedhin një sfond të bukur dhe ta lënë atë gjithmonë on, madje edhe sfonde të ndryshme me lëvizje. Ҫfarë ndodh? Bateria bie më shpejt dhe telefoni punon edhe me ngadalë. Pasi ta heqësh si opsion, do ta shohësh se gjithҫka do të ecë më shpejt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button