E dini që Blendi Fevziu mban gjithmonë dy ora? Arsyeja është shumë interesante

Mbrëmjen e së shtunës, në programin Xing me Ermalin ka qenë i ftuar drejtuesi i emisionit “Opinion” në Televizionit Klan, Blendi Fevzi, i cili, përveҫ promovimit të librit të tij të fundit “Pushteti”, Fevziu shoi edhe kureshtjen e publikut për disa pyetje pikante.

Nëse nuk e keni vënë re gjatë programit të tij të përditshëm, Blendi Fevziu mban gjithmonë në duar dy ora. Sic ci quan ai, njëra është dashuri e vjetër, ndërsa tjetra është dashuri e re, shkruan RevistaClass.

Pyetjen e Ermalit pse pikërisht dy ora, duket se Fevziu e kishte pritur, edhe për faktin se ia kishin bërë shpesh edhe në Facebook: “Këtë pyetje ma bëjnë shpesh në Facebook dhe iu kam premtuar që do përgjigjem gjatë emisionit. Njëra është dashuria e vjetër, tjetra është dashuria e re. Kjo është orë mekanike, pasi unë kam një pasion madh për mekanizmat e orave. Është një pasion i vjetër, mbi 20 e ca vite. Ka qenë një kohë që kam pasur më shumë liri dhe shkoja te sahatçinjë e orave, i hapja orat për të parë mekanizmin brenda. Kjo është dashuria e vjetër…” – tha Blendi duke treguar orën e kuqe që mban në dorën e majtë.

“Kurse kjo tjetra është një pajisje, e cila mat statusin shëndetësor dhe sportiv, më kalkulon çdo ditë; sa hapa kam bërë, sa kilometra kam bërë, sa kalori kam konsumuar, si janë rrahjet e zemrës dhe sa minuta kam bërë gjatë javës aktive….” – tregon Fevziu për orën e zezë që mban në dorën e djathtë.

Lidhur mr këtë, pyetjes pikante të Ermalit, nëse ka ora që tregojnë dhe gjendjen shpirtërore, ai i përgjigjet me të qëshur: “Orën e gjendjes shpirtërore më mirë mos e mbaj, se ta merr gruaja dhe hajde jep përgjigje pastaj….”

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button