Analizë: Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: ç’është problemi ose “problemi” me Fushën e Llukovës

Kur Maqedonia mund të jetë subjekt i padisë ndërkombëtare sa i përket fushës së Llukovës, dhe a mund të bëhet një gjë e tillë? Si mundet që “ministra të Qeverisë së Maqedonisë” të thonë se nuk  do të lejojnë ky projekt të realizohet, edhe pse më parë, po ata “ministra të Qeverisë së Maqedonisë”, disa herë e kanë promovuar idenë e këtij projekti? Për një periudhë shumë të shkurtër ky projekt bëhet problem ndërshtetëror, e madje edhe çështje për zënka ndërpartiake, si në parlamentin shqiptare, ashtu edhe në të shqiptar!

 

Shkruan: Sashko Todorovskidiplomat me karrierë dhe ministër i autorizuar

 

Gazetaria dhe diplomacia kanë një pikë të madhe të përbashkët: Krahasimin. Nëse gazetari që raporton për marrëdhëniet ndërkombëtare e harron këtë – nuk mund të pretendojë për objektivitet. Nëse diplomati e harron këtë – nuk mund të flasë për reciprocitet, që përndryshe është instrumenti më fundamental nga instrumentet kryesore, veçanërisht i diplomacisë bilaterale.

Larg asaj se lartmadhëria e tij, Krahasimi, është konstatimi përfundimtar i një mendimi gazetaresk, diplomatik ose politik. Përkundrazi, nëse thuhet se ashtu veprohet në botë – edhe ne do të veprojmë ashtu: pasi në Shqipëri veprojnë ashtu edhe ne do të veprojmë ashtu, gjëja e vetme të arrihet në atë rast është – pakuptimshmëria. Mirëpo, në qoftë se praktika rrotullohet prej kokës në këmbë – vijmë deri te madhësia më e madhe e lartdhmadhërisë së tij, Krahasimit: mundësisë të arrihet deri te mendime objektive, të mbështetura në fakte.

 

Çka është nënshkruar për fushën e Llukovës: marrëveshje evropiane, marrëveshje, direktivë ose deklaratë?

 

Në rastin me raportimet e mediave maqedonase për projektin për liqenet artificiale, hidroenergjetike në fushën e Llukovës, ku do të mblidheshin ujërat e Korabit – kjo qartazi nuk është ashtu. Praktikisht, me disa përjashtime, lartmadhëria e tij Krahsaimi, pothuajse mungoi. Ndërsa, ky rast, mundëson krahasime të llojeve dhe të niveleve më të ndryshme. Madje edhe në plan terminologjik, me kusht që të posedohen së paku njohje minimale për materien.

Për shembull, në raportimin e ”Slloboden peçat” , ku që në titull konstatohet se mund të ketë edhe “padi ndërkombëtare”, kërcënimi kulminon me:

Maqedonia para tre vitesh ka nënshkruar marrëveshje evropiane, sipas të cilës, Shqipëria mund të ngrejë padi ndërkombëtare për shkak të ndërtimit të “Fushës së Llukovës”, thonë politikanët dhe eskpertët shqiptarë. Marrëveshjen në kuadër të legjislacionit “Direktiva 2000/60” e nënshkruajnë të gjitha vendet anëtare dhe kandidate, ndërsa me të rregullohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe regjimi i shfrytëzimit të ujërave. Marrëveshja është nënshkruar më 18 prill 2011 në Ohër, dhe ndalon që rrjedha e lumenjve të dëmtohet nga aktivitetet njerëzore, e poashtu duhet të lejohet migrimi natyror i organizmave ujorë dhe sedimenteve. Këtë nëse nuk e dijnë, le ta lexojnë pikën 1.2.1. të Deklaratës dhe le të mendojnë se a do ta ndërtojnë “Fushën e Llukovës”. Në të kundërtën, le të përgatiten për padi ndërkombëtare – thonë aktivistët e Asociacionit për mbrojtjen e Radikës nga Tirana.”

Jashtë “sfidave” të tjera të këtij artikulli, krahasimi më elementar termilogjik tregon se autori, ndoshta në funksion të mospërsëritjes së fjalëve të njëjta (përndryshe një rregull e qëndrueshme gazetareske), për një akt të njëjtë, në gjithsej 130 fjalë, ka përdorur katër terme: marrëveshje evropiane, direktivë, marrëveshje dhe deklaratë. Nga ai akt, si bazë juridike, sipas personave të cituar, del edhe mundësia që kundër Maqedonisë të ngritet edhe padi ndërkombëtare. Mirëpo, në qoftë se kjo ndodh bazë të deklaratës, ose deklaratës për gatishmëri, ose thënë ndryshe – deklaratës, kjo me gjasë do të jetë një precedent. Edhe sikur të gjendet ndonjë rast i tillë – me gjasë nuk ka vendim gjyqësor të tillë dhe – as që mund të ketë.

As direktiva nuk mund të jetë bazë për padi ndërkombëtare. Në fakt, sikurs edhe çdo instrument tjetër ndërkombëtar, edhe direktivat e BE-së janë juridikisht obliguese vetëm për ato që janë të ashtuquajtura “palë kontraktuese”. Nëse nuk ka pasur ndryshime të jashtëzakonshme ditët e fundit – Maqedonia akoma nuk është anëtare e BE-së.

 

Ministra që njëherë e përkrahin, e pastaj e sulmojnë projektin

 

Marrëveshje, le të jetë edhe marrëveshje evropiane, është një kategori tjetër dhe mund të jetë juridikisht obligues, e me këtë edhe mund të paraqesë bazë për “padi ndërkombëtare”. Por, që të ndodhë kjo, nuk mjafton që kjo marrëveshje të jetë e nënshkruar (e që shpesh herë përvidhet si gabim jo vetëm te gazetarët). Në fakt, në përputhje me sistemin tonë juridik, ajo marrëveshje duhet të jetë e ratifikuar. Domethënë, as për së largu nuk mjafton që ndonjë ministër i jonë ta nënshkruajë atë; jo, por duhet deputetët tanë në një procedurë të rreptë parlamentare ta miratojnë atë dhe në atë mënyrë ajo marrëveshje të bëhet edhe ligj i jonë ose – ratifikat.

Në mënyrë të ngjashme, nëse jo edhe në mënyrë të njëjtë, raporton Plusinfo duke i transmetuar pikëpamjet e “Zgjohu”:

“Lëvizja qytetare “Zgjohu!” i përkrah protestat e dibranëve dhe të qytetarëve që e kundërshtojnë ndryshimin e rrjedhës natyrore të lumit Radika për nevojat e projektit “Fusha e Llukovës”, thonë nga kjo lëvizje qytetare. “Mendojnë se realizimi i këtij projekti është i pamundshëm për faktin se atë nuk e përkrahin qytetarët, e njëkohësisht kërkon edhe pëlqim ndërkombëtar nga të gjitha palët e interesuara, por edhe për faktin se ministrat e qeverisë së Maqedonisë u rreshtuan me votat kundër. Duke e pasur parasysh këtë, ky projekt nuk do të realizohet asnjëherë, por reagimet e qytetarëve nuk duhet të ndërpriten deri sa ky projekt të mos refuzohet plotësisht”, theksojnë nga shoqatë qytetare.”

Dallimi i vetëm është përmendja e njëfarë “pëlqimi ndërkombëtar”, ndërsa në të dy tekstet theksohet se “ministra të qeverisë së Maqedonisë” nuk do të lejojnë që ky projekt të realizohet. Mirëpo, nëse e krahasojmë këtë pohim me disa raportime të tjera, ndoshta është pak hutuese që pikërisht “ministra në qeverinë e Maqedonisë“ e kanë promovuar para publikut idenë e këtij projekti. Që më 31 maj 2013, nëpërmjet WebOhrid mund të shihet se projektin e ka promovuar…:

“Ministri për ekonomi, Valon Saraçini, sot në takim me përfaqësuesit e misionit të Bankës Botërore e prezantoi realizimin e projektit Fusha e Llukovës, statusin për përgatitjen e Raportit për infrastrukturën prioritare energjetike, si dhe për realizimin e e projektit GEF për energji të qëndrueshme dhe të Programit nacional për efikasitet energjetik të ndërtesave publike deri në vitin 2019 (faza e parë). Përfaqësuesit e BB-së, Laslo Lovei, drejtor i Sektorit për zhvillim të qëndrueshëm të bankës në Uashington dhe Tatjana Proskurjakova, drejtore e Zyrës së BB-së në Maqedoni, kanë theksuar se Fusha e Llukovës, që duhet të financohet me kredi të Bankës Botërore, është projekt i mirë, për shkak se realizimi i tij është në interes të përbashkët.”

Dhe përsëri, diku rreth pesë muaj më vonë, një medie jona lajmëron për atë se ”ministra në Qeverinë e Maqedonisë” vazhdojnë me zhvillimin e projektit. Sipas Sitel-it:

“Në hapësirat e vetëqeverisjes lokale në Dibër, përfaqësues të Bankës Botërore, ELEM-it dhe disa ministrive mbajtën një takim të përbashkët me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Dibër dhe të organizatave qytetare, rreth projektit “Fusha e Llukovës”. Në diskutimin e sotëm publik në lidhje me këtë projekt, përfaqësues të ?LEM-it, Bankës Botërore, Ministrisë për Ekonomi dhe Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, banorëve të komunës së Dibrës, ua prezantuan projektin e Fushës së Llukovës dhe konstatimet e para nga Studimi për ndikimin mbi mjedisin jetësor. Qëllimi i takimit ishte që projekti t’u afrohet banorëve të komunës dhe të bisedohet për të gjitha problemet dhe shqetësimet eventuale të popullatës së rajonit për ndikimin e Fushës së Llukovës mbi mjedisin jetësor.”

Nga ky krahasim, unë si lexues mbetem i hutuar: a e promovojnë dhe a e shtyjnë përpara ”ministrat e qeverisë së Maqedonisë” këtë proces ose ”ministrat e qeverisë së Maqedonisë” nuk do të lejojnë që projekti të realizohet që Maqedoniaë mos të fitojë “padi ndërkombëtare”!?? Dhe poashtu, a qëndron faktori ndërkombëtar në krye me Bankën Botërore prapa këtij projekti ose me të gjitha forcat përpiqet ta pengojë atë. Në fakt, edhe sikur të ishin “mashtruar” në fillim ose së paku gjatë promovimit fillestar në maj, me siguri nuk do të ishte e mundur që të mashtrohen përsëri dhe të marrin pjesë në takimet me banorët dhe organizatat lokale në tetor të vitit të kaluar!?? E bile, edhe përfaqësuesit e tyre të japin deklarata si ajo të cilës i referohet Siteli:

“Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Mohinder Gulati, sqaroi se shqyrtohen të gjitha detajet dhe projekti dizjanohet nga ekspertë të vendit dhe ndërkombëtarë.

– Shqyrtohen të gjitha aspektet. Insistohet që ndikimi mbi mjedisin jetësor të jetë minimal. Do të respektohen të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe ndërkombëtare dhe standardet ndërkombëtare. Do të përgatitet një version-draft, që do të jetë në qasje për të gjithë. Do të vazhdojë komunikimi në lidhje me projektin, premtoi Gulatim.”

Por, ndoshta më së shumti habit mungesa e informatave për atë se ku qëndron problemi? A nuk ka në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit liqene të tilla akumuluese, gjegjësisht vetëm Maqedonia paska vendosur të futet në një “aventurë” të tillë, edhe sikur kjo të bëhet me kundërshtim, apo me mbikëqyrje dhe me financa të faktorit ndërkombëtar, e veçanrëisht të Bankës Botërore?

 

Problemi i Fushës së Llukovës dhe grumbulli i hidrocentraleve nëpër tërë Ballkanin

 

Është e qartë se në të dy raportimet, edhe atë të WebOhrid edhe atë të Sitelit, bëhet fjalë për shqetësime të komunitetit lokal, por, me asgjë nuk paralajmërohet se këto shqetësime mund të çojnë në kontest ndërshtetëror ose ndonjë lloj tensioni ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë. Megjithatë, për një periudhë të shkurtër kohore ky projekt u bë problem ndërshtetëror, e madje dhe subjekt i zënkave ndërpartiake, si në parlamentin shqiptar, ashtu edhe në atë maqedonas! Nuk është dashur që rasti të fitojë dimensione të këtilla, kushtimisht thënë, dy përjashtime, gjegjësisht në dy media të bëhet njëfarë krahasimi. Në fakt, në një artikull relativisht të madh, në Dnevnik, më 25 janar 2014 mund të gjendet kjo fjali:

“Fqinji ynë perëndimor madje 70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike e siguron mu nëpërmjet hidroenergjisë. Në Shqipëir, në lumin Dri ka tre hidrocentrale kaskade – “Fierza”, e cila është e dyta për nga madhësia në Ballkan, pas asaj në Danub, pastaj HC i “Koman”-it dhe HC ”Vau i Dejës”.”

Mirëpo në shkrimin e ardhshëm për këtë projekt, Dnevniku, më 31.1.2014  vazhdon me qasjen e deriatëhershme, që dikush do të mund ta kualifikonte si apologji të veprimit të qeverisë maqedonase.

Media tjetër, i cili, në fakt, inspirohet dhe i referohet një medie të huaj, është 24 Vesti, por, theksi i emisionit praktikisht shkon në një drejtim tjetër, praktikisht të brendshëm-politik:

„Nga një problem ekologjik në problem ndërshtetëror – pse çështja e ndërtimit të projekteve kyçe energjetike “Ura e Boshkut” dhe “Fusha e Llukovës” u problematizua edhe në Tiranë. Projekti për realizimin u paraqit edhe në faqete “Spiegel”-it gjerman. Argumentet për dhe kundër ndërtimit – në botimin e ri të Trend-it.”

Në fakt, bëhet fjalë për artikull në Spiegel ku është vendosur, në mes tjerash, edhe harta e Ballkanit me hidrocentrale. Hapësira prej pjesëve veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës e deri në jugun e Shqipërisë është përplot me “pika të kuqe”! Jashtë aspekteve të tjera, për herë të parë pata mundësinë ta shoh lartmadhërinë e tij Krahasimin në vepër.

Para se të kalojmë në atë që është ndihmë e ekspertëve për gazetarin, të shohim edhe një çështje të marrëdhënieve maqedono-shqiptare.

 

(Vazhdon)

Lajme të ngjashme

Back to top button