Zjarret në Izrael po përhapen drejt lagjeve hebraike në Bregun perëndimor (VIDEO)

Zjarret të cilat shkaktuan dëme serioze në Izrael, natën filluan të përhapen drejt lagjeve hebraike migruese në Bregun perëndimor.
Në territorin e Izraelit prej pesë ditësh po tërbojnë disa zjarre të fuqishme, përhapja e të cilave është[ ndihmuar nga periudha jashtëzakonisht e thatë dhe erërat e fuqishme.

“Mijëra banorë të lagjes Alamish, në afërsi të Rramallahut, u detyruan t’i braktisin shtëpitë e veta, ndërsa 45 shtëpi në lagje u shkatërruan apo dëmtuan nga zjarri”, kumtoi një përfaqësues i policisë lokale.
Sipas të dhënave të policisë, numri i zjarreve të regjistruara të cilat filluan të martën, tejkalon shifrën 200.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima, por zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button