Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit sipas anketës së TV Telmës (FOTO)

VMRO-DPMNE te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët do të jenë fituesit e zgjedhjeve të 11 dhjetorit thotë anketë e televizionit Telma e realizuar së bashku me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) nga 6 deri më 20 nëntor, raporton gazeta KOHA. Për VMRO-në e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit janë shprehur 23.7 për qind e anketuesve, për LSDM-në 18.9, BDI ka marrë mbështetjen e 6.2 për qind të anketuesve, e pasuar nga PDSH me 3.3 për qind, Lëvizja BESA 1.2, ndërsa 18.2 nuk janë përgjigjur fare, derisa 14.9 janë deklaruar të papërcaktuar. “Nuk do të votojnë” janë shprehur 8.5 për qind e të anketuarve në terren për 14 ditë me radhë.

 

 

 

15225183_10153894151171851_1903968366_o-900x445

Të ndarë në shqiptarë dhe maqedonas, tek këta të fundit, VMRO ka marrë mbështetjen e 31.6 për qind të të anketuarve, LSDM 23.1 për qind, 6.8 për qind nuk do të votojnë fare, përgjigje nuk kanë dhënë 17.1 për qind, ndërsa të papërcaktuar janë shprehur 15.9 për qind e të anketuarve. Shqiptarët, në pyetjen se “Për cilën parti do të votoni?”, 24.6 për qind janë shprehur për BDI-në e Ali Ahmetit, e pasuar nga PDSH me 12.9 për qind, parti tjetër 10.7 për qind, të papërcaktuar janë shprehur 11.2 për qind, “nuk do të votojnë” 14.3 për qind, ndërsa kanë refuzuar të përgjigjen 18.8 për qind e shqiptarëve të anketuar. Megjithatë, 6.3 për qind e të anketuarve shqiptarë janë shprehur se mund të votojnë për LSDM-në e Zoran Zaevit, ndërsa 1.3 për qind kanë thënë se do të votojnë VMRO-në. Anketa është publikuar pak çaste më parë, ndërsa është realizuar në tërë territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button