Gjeniu që s’i deshi femrat

Fridrih Niçe (1884-1900), filozofi i famshëm gjerman me prejardhje polake, qe mendimtari më i madh i kohës së tij.

Qe shumë inteligjent dhe shkrim-leximin e mësoi që në moshën 4 vjeçare, kurse si 13 vjeçar fliste për periudhën e tij te tretë poetike.

Niçe pati karakter atipik. Bëri jetë të izoluar. Si student qe tepër religjioz, kurse pastaj u bë antifetar i përbetuar.

Mosha 25 vjeçare e gjeti profesor të filologjisë antike, në Universitetin e Bazelit.

Ishte i paparashikueshëm. Pati miqësi me Vagnerin, por, kur ai vdiq, u gëzua dhe tha: Vagneri qe idiot…

Nuk u martua dhe nuk pati mendim të mirë për femrat. Megjithatë, e dashuroi tej mase vajzën hebraite Lu Salome dhe, përkundër të dhënës që ajo nuk e pranoi, Niçe nuk foli kurrë keq për të.

Për gratë thoshte se janë krijesa të dobëta, se individualiteti i femrës vin në shprehje vetëm për shkak të butësisë dhe anëve të prishura të saj.

Shkrimet e tij i karakterizon më shumë stili artistik sesa ai shkencor.  Kryeveprën  Zaratustra e cilësonte kësisoj: Është më e bukur se diamantet; Libri më i thellë që e fitoi ndonjëherë njerëzimi…

Po aty shkruan: Zoti ka vdekur, unë ua mësoj mbinjeriun… Ideja e tij për mbinjeriun ndikoi fuqishëm në krijimtarinë letrare të Evropës, veçanërisht në fillim të shekullit XX.

Për Niçen, morali i Evropës moderne ishte moral kopeshë dhe shtazësh. Unë jam morali i vetëm dhe asgjë përpos meje nuk është moral!, shkruan ai.

Socialistët i quante filistinë kokëtrashë dhe fanatikë të vëllazërimit, që duan ta krijojnë shoqërinë e lirë… I quan madje: qen të anarkisë, që enden pas gërmadhave të kulturës evropiane…

Thoshte se njeriu i kopesë në Evropë ka fituar asi forme, sa të lë përshtypje se është kopja e vetme e lejuar e racës njerëzore, i cili vë në fron si virtyte të vetme njerëzore frymën e shoqërimit, zellin, maturinë… Me një fjalë, tërë atë kohë që e bën të përshtatshëm dhe të dobishëm për kopenë.

Niçen e neveriste edhe problemi i ashtuquajtur i klasës punëtore, sepse ai nuk mund ta nderonte klasën e cila pozitën e saj e kishte tkurrur në pikëpyetje.

Ai shkroi shumë keq për fenë dhe për kombin gjerman, por, për ironi, veprën e tij e falsifikoi e motra dhe ajo më pas u keqpërdor prej nazistëve.

Qe grandoman dhe mendonte se është krijuesi më i famshëm. Në vitin 1876 i shkroi një miku se frikësohej pa masë nga sëmundja e trurit. Vitet e fundit të jetës nuk mund të lexonte fare. Gati u idiotëzua.

Disa prej kryeveprave të tij janë përkthyer edhe në Gjuhën shqipe, ndaj do të isha i lumtur, nëse, me këto të dhënat e përkthyera dhe të parafrazuara mbi gjeniun… do të ngjallja te lexuesit e Portalb-it kurreshtjen për perlat e Niçes.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button