Shkëndija e shijoi fitoren e parë në Antali (Video)

Skuadra e Shkëndijës ka vazhduar me përgatitjet në Antalia të Turqisë, ndërkohë që cekim se ekipi kuqezi arriti fitore në ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës Atyraun nga Kazakistani me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm e kishte shënuar Mensur Kurtishit në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

Në dy ndeshjet e kaluara kontrolluese që zhvilloi ekipi tetovar kishte realizuar dy barazime Beroen e Bullgarisë dhe Altach-in e Austrisë. Njëri prej atyre që mendon se ekipi kuqezi dalngadal po merr formën e duhur është kumanovari Bunjamin Shabani i cili thotë. “Në ndeshjen e fundit që zhvilluam ndaj Atyraun treguam vlerat e vërteta. Mendoj se ekipi ka filluar të kombinohet dhe e gjithë kjo vjen si pasoj e përgatitjeve profesionale që po i zhvillojmë. Shpresoj se do të jemi maksimalisht të përgatitur për kampionat”, tha Shabani. Ndryshe, të njëjtin e mendim e ndan edhe bashkëlojtari i tij Jesir Selmani. 

“Duke marr parasysh sjelljet e reja në ekip, skuadra dal kadal po adaptohet. Fitorja e fundit na bon të ndihemi më të lumtur, sepse u paraqitëm shumë mirë, kurse rezultati ishte në plan të dytë. Jemi te lumtur dhe mese te përgatitur për kampionat”, pohoi Selmani. Ndryshe, ekipi do të vazhdojë përgatitjet në Antali deri të shtunën, ndërsa pritet të luhet edhe një takim kontrollues. Të martën futbollistët kanë ditë të lirë, ndërsa nga e mërkura vazhdojnë me nga dy seanca stërvitore në ditë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button