Shkup, alarm i rrrjshëm për bombë në Aeroportin “Aleksandri i Madh”

Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” ka shtuar masat e sigurisë në objektin e aeroportit, tek pista dhe tek parkingu për një arsye që doli të jetë banale.

 

Një pasagjer që aderoi në Shkup nga Turqia ka shkaktuar problem të madh në aeroport dhe e ka bllokuar të tërin.

Në aeroplanin e linjës ‘Turkish Airlines’ pasagjeri në fjalë e ka harruar celularin. Celulari ka qenë arsyeja e panikës dhe aktivizimit të policisë dhe sigurimit.

Celulari është menduar se është mjet shpërthyes kurse policia e ka identifikuar dhe e ka konstatuar se nuk është rrezik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pasi janë siguruar se nuk ka asgjë, sigurimi dhe policia janë tërhequr dhe ka vazhduar puna normale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button