Renovimi i çerdhes “11 tetori” ende i papërfunduar, prindërit ankohen!

Prindërit e fëmijëve të çerdhes “11 tetor” në lagjen Veri të komunës së Butelit, ankohen se renovimi i objektit po vonohet, përderisa fëmijët e tyre vazhdojnë të jenë në kushte të mjerueshme në një objekt tjetër, njofton Portalb.mk.

Ata thonë që ka tre muaj nga tërmeti i cili shkaktoi dëme në këtë objekt, dhe se renovimi i të njëjtin po vonon shumë.

“Deri më tani duhet të ishte e kryer kjo punë. Objekti duhet të rinovohet vetëm brenda gjë që mund të kryhet shumë shpejtë, por ja që neglizhohen punët, dhe fëmijët tanë vazhdojnë të qëndrojnë në një objekt të stërmbushur, ku nuk kanë as ku të flenë”, tha një prind për Portalb.mk.

“Para dy jave u tha që do ja nisin renovimin, por të drejtën punëtorët kanë ardhur dje. Ne këtu banojmë, tërë ditën andej kalojmë dhe këto dy dit i kemi parë që po punohet, por nuk e dimë se kur do të përfundojnë”, tha një prind tjetër

Kërkuam përgjigje nga komuna e Butelit lidhur me këtë çështje mirëpo na thanë që kompetencat për këtë çerdhe i ka Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe se ata e dinë se kur do të përfundojë renovimi.

“Çerdhja është në komunën tonë por nën kompetenca të MPPS dhe aty duhet të drejtoheni për përgjigje se kur do të përfundojnë punimet. Ne kemi informacion se është duke u punuar dhe që së shpejti fëmijët do të kthehen në objektin e mëparshëm”, thanë për Portalb.mk. nga komuna e Butelit.

Portalb po ashtu tentoi të merr përgjigje nga MPPS se pse është vonuar fillimi i renovimit dhe kur pritet që objekti të jetë gati për kthimin e fëmijëve, mirëpo akoma nuk arritëm të marrim përgjigje.

Ndrysh para rreth një viti, prindërit reaguan kundër mënyrës së funksionimit të çerdhes në Komunën Butel dhe kërkuan nga organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme në këtë drejtim, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button