Kanada bëhet me gruan e parë me shami që do të lexojë lajmet në televizion (Foto)

Ginella Massa e lindur në Panama, të premten u bë gruaja e parë kanadeze me shami që do të lexojë lajmet kryesore në shtetin e Amerikës Veriore, transmeton Tesheshi.com.

“Gjejeni se  kush do ta lexojë lajmet kryesore sonte?”, shkroi Massa, e cila punon për CityNews, në faqen e saj në Facebook, duke shtuar: “Kjo nuk është vetëm një punë e madhe për mua personalisht; me aq sa di unë, asnjë grua me hixhab nuk ka lexuar lajme për një kompani të madhe të lajmeve në Kanada deri më tani.”

Ky ishte suksesi i dytë i madh për të, pasi që në fillim të vitit 2015, Massa ishte bërë reporterja e parë me hixhab që është shfaqur ndonjëherë në lajmet televizive të Kanadasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP