FBI publikon vendimin për Brad Pitt

Brad Pitt ka dalë i pafajshëm për të gjitha akuzat pas hetimit nga FBI për abuzim me fëmijët, që dolën pasi një incidenti që u tha që kishte ndodhur në avion kur ai po udhëtonte me fëmijët dhe bashkëshorten Agelina Jolie, në shtator.

Muajin e kaluar ai doli gjithashtu i pafajshëm edhe nga Los Angeles County Department of Children and Family Services që u përfshi në çështje, shkruan RevistaClass.

Pitt, i cili aktualisht është gjithandej duke promovuar filmin e ri Allied, u akuzua për një përplasje me të birin Maddox në udhëtim, që aktori dhe skuadra e tij ligjore e ka mohuar gjithmonë kategorikisht.

“Në përgjigje të akuzave që u bënë pas udhëtimit brenda juridiksionit special të mjeteve të fluturimit të Shteteve të Bashkuara, që ndaloi në Los Angeles dhe mbante Z. Brad Pitt dhe fëmijët e tij, FBI ka bërë një rishikim të situatës dhe nuk do të vazhdojë me investigime”, ka thënë agjencia, raporton  The Cut. “Asnjë detyrim nuk është kërkuar për çështjen.”

Pitt dhe Jolie krijuan tituj gazetash gjithandej kur u ndanë pas udhëtimit me avion në shtator, kur Jolie kërkoi divorcin duke përmendur si arsye, ndryshime të papërputhshme. Ajo kërkoi kujdestari fizike të të gjashtë fëmijëve, duke i dhënë Pitt kujdestari të përbashkët ligjore dhe të drejtën e vizitave, por Pitt ka kërkuar, që atëherë, kujdestari të plotë të përbashkët.

Në një deklaratë menjëherë pasi dolën lajmet, Pitt kërkoi kujdes për fëmijët. “Jam shumë i dëshpëruar nga kjo, por çfarë ka rëndësi më shumë tani është mirëqenia e fëmijëve tanë. Unë i kërkoj me mirësjelje shtypit t’u japin hapësirën që meritojnë në këtë kohë sfide.”

Vendimi i FBI vë në vend imazhin e Pitt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button