Grubi: UÇK nuk është vetëm retorikë parazgjedhore; Ish ushtarët nuk pajtohen

UÇK nuk mund të mbetet retorikë e një fushate parazgjedhore, sepse UÇK-ja është vet Ali Ahmeti, BDI-ja është pasuese e UÇK-së dhe shumica dërmuese e ushtarëve të UÇK-së janë në radhët e BDI-së dhe në radhët e institucioneve të vendit.

Kështu është përgjigjur Artan Grubi, zëdhënësi i BDI, njëherit edhe bartës i Listës së kandidatëve për deputet nga ana e BDI-së, në zonën numër 1, në pyetjen e Portalb.mk, se pse nuk është zgjidhur statusi i ish ushtarëve dhe se a po mbetet UÇK-ja vetëm retorikë parazgjedhore.

Ai ka marr shembull ish pjesëtarët e lartë të UÇK-së të cilët janë aktiv në politikë si pjesë e BDI-së.

“Rafiz Aliti komandant brigade nënkryetar i Parlamentit, Talat Xhaferi koordinator, ministra të Maqedonisë ishin komandant të UÇK, kryetar komunash, Fatmir Dehari, kishim Hazbi Likën dhe shumë të tjerë… do të thotë se UÇK është në çdo pore të shoqërisë”, deklaroi Artan Grubi.

Ndërsa për ata që nuk janë pjesëtar të BDI-së dhe llogariten si ish ushtarë të UÇK-së, Grubi arsyetohet se me atë se ata kanë bërë zgjidhjen e vet.

“Ka ushtarë të cilët u kanë kthyer profesioneve të mëhershme, ka pas nga sfera të ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe është normale që jo të gjithë kanë gjetur vetveten në aktivitete politike. Ata kanë konsideruara se ndoshta aktiviteti i tyre është rrumbullaksuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese dhe me fitoren e UÇK më 2001. Ne jemi në kontakt të përhershëm me ish ithtarët, ata janë pjesë e strukturave tona, janë pjesë të institucioneve. Dhe, në qoftë se ka pasur ndonjë lëshim, ne do t’iu qëndrojmë mbrapa”, sqaroi Grubi, raporton Portalb.mk

Ish ushtarët e UÇK-së kanë bindje tjetër nga ajo që proklamon BDI në emër të luftës dhe UÇK-së.

“Emblema e UÇK-së ka vlerë të pa mohueshme, që ekziston te çdo shqiptarë. Kushdo që prek në atë vlerë duhet të mos jetë me gjen shqiptarë. UÇK-ja është kapitull i mbyllur dhe kushdo që keqpërdorë, përvetëson ose luan me emrin e saj duhet të dënohet nga populli”, kujton për Portalb.mk. Abedin Zymberi ish komandant i UÇK-së.

Ai nëpërmes deklaratës së tij porosit gjithë partitë politike që së paku këto 20 ditë t’i lënë rehat familjet e dëshmorëve, ushtarët, eprorët e saj dhe UÇK-në në tërësi.

“Nuk është mirë njerëzit që bëjnë garë për tu fut në institucione shtetërore të manipulojnë dhe gënjejnë me emblemën e shenjt. Nuk shkojnë të dyjat ose UÇK ose shko atje ku je nis. Popullit i duhet ekonomi solide për mbijetesë, i duhet arsimim i fuqishëm, rinisë i duhet paqe dhe rehati mos ta lëshojnë vendlindjen. Të gjitha deklaratat e tjera janë mashtrim dhe manipulim me vlerat kombëtare. Derisa partitë janë përcaktuar për shtet të përbashkët duhet pasur kujdes me sjelljen dhe veprimin që çon deri te përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi Zymberi.

“Ditën UÇK e natën në zyrat shtetërore. Pasi që nuk janë në gjendje t’i mbrojnë shqiptarët së paku të mos i fusin në konflikt. Besoj dhe jam i sigurt se populli im këtë e ka kuptuar dhe për çdo keqpërdorim do të reagoj përmes votës”, përfundoi Zymberi.

Besim Hoda, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftë vlerëson se është e dhimbshme që pas 15 vjet të nënçmimit ndaj vlerave të luftës dhe devalvimi total i qëllimit të luftës së vitit 2001 prapë të ketë guxim dikush të bërtas UÇK, UÇK, …  UÇK është vlerë kapitale e gjithë shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht partive politike.

“BDI deri tani ka dëshmuar se UÇK-n e ka përmendur vetëm kur ka pasur nevoja për ngritje të saj dhe maskim. UÇK është zgjidhja e çështjes shqiptare. Prandaj, gjithmonë kemi menduar se zgjidhja tre shkronjat e UÇK nuk janë asgjë tjetër përveç zgjidhje e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë. Sado që të mbetet i pazgjidhur ky status gjithmonë UÇK do të mbetet e nënçmuar”, ka deklaruar për Portalb.mk Hoda.

Hoda kujton se askush që deri sot ka përfituar personalisht nga UÇK nuk ka drejt të thirret në emër të kësaj vlere.

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ishte organizatë patriotike, dhe ajo, normalisht, në shtator të vitit 2001 u shpërbë. Mendojmë, se askush nuk duhet të thirret në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për shkak se ata që marrin pjesë në zgjedhje, duhet të thirren në programet e tyre zgjedhore. Emocionet dhe në një mënyrë ndikimi te qytetarët shqiptarë në veçanti, do ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për shkak se ajo e kreu misionin e saj, dhe këta tani, partitë , duhet të flasin se cila është arsyeja qa ata nuk i kanë realizuar detyrat dhe përcaktimet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të shprehura në marrëveshjen e Ohrit dhe në ndryshimet e kushtetutës”, u deklarua për CIVIL Media Gëzim Ostreni, lider i partisë “Uniteti”, e cila në zgjedhjet do të merr pjesë si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, gjeneral i UÇK dhe sekretar ekzekutiv i mëparshëm i BDI.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. I nderuar kom Gezim Ostreni z.Abedin Zimberi Eshte turp qe dikush apo ju si pjesmares te luftes se 2001 te shpreheni se U.C.K. eshte nji kapitull i mbillur aponje mision i harua sepse te gjithe ato sakrifica deshmor invalid te luftes sipas jush duhet haruar apo vemdos ne nje monografi te haruar apo shperber .qe ne si popul nuk guxojm apo te harojme kontributin dhe sakrificen te lartpermedurve ti harojm apo te anashkalloj kontributin e gjith ushtarve .guximin e tyre qe te kiqen ne U.C.K. se do te na denoj zoti.
    Sepse gjith popujt mburen per heroizmin apo veprat e Ushtarve .veteraneve te lufterava kurse ne pas tre muj gezim apo lavdata ne menjeher fillojm te shajme nenqmojm dhe njellosim xho vlere ne at kohe te lavdishme te djemve ton. PER ATE EDHE POLITIKAT APO HISTORIJA lGJINDET ATI KU GJINDEMI NE SI POPUll ….ME POLITIKA TE DESHTUARA DHE HISTORIJA TE HSRUARA………

    Personalishte jam shum krenar apo i gezuar dhe faliminderues per gjith personat apo njerez te qfare do branshe apo medium qe shprehin lavdata apo mirnjohje per ish Ushtrin qlirimtare…….Ju rikujtoj z.komandanti dhe z. Ziberit se edhe ju shume her kan bere kampanja partijake kur edhe ato kan qen kandidat per deputet apo krijetar shteti dhe jan thirur ne momentet e lavdushme te U.C.K po qe se kan haruar le te kerkojn ndihm nga medijumet dhe ato do tju rikujtojn per kampanjat e tire. A sa per Hoden nuk dua te bisedoj por i them kthehu ne kampanjat e viteve 2005 …2008 dhe shiko se qfar deklaratash apo perqarje ke bere ne shoqatat e U.C.K dhe O.V.L…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button