Ahmeti: Forca e BDI-së nuk ndalet as me gurë e shkrepa (VIDEO)

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në konventën promovuese të kësaj partie në Shkup, tha se ka ardhur ta ndaje gëzimin familjar edhe ne fitoren e ardhshme te BDI-së.

“Ju jeni fronti i vetëm i idealisteve të çështjes kombëtare shqiptare. Rrugën nëpër të cilën kemi ecur kanë gjuajtur me gurë e thera, forcë e organizuar dhe e përgatitur. Të gjithë atyre qe kane shkrepur shkrepa për te parandaluar rrugën tone, u them se idealet tona djegin çdo there dhe se forca jonë e madhe nuk ndalet as me gurë e as me shkrepa. Ne jemi rreshtuar perkrah te gjithe atyre, qe duan progres dhe qe duan qe ky vend te ece perprapa, ne jemi me NATO-n, ne jemi me BE, me SHBA-në”, theksoi Ahmeti.

“Anketat që bëhen edhe nga shtëpitë private por edhe nga anketat e opëntëve tanë, BDI-ja del fituese absolute”,  tha shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri.

Nafi Durmishi, bartës në njësinë zgjedhore 3, tha se është koha për zbatim të plotë të gjitha reformave nga marrëveshja e Shkupit.

“Drejtësia për mua si banor i zonës 3 është shumë personale dhe e rëndësishme. Shqiptarët janë pjesë e një drejtësie të plotë dhe të barabartë. Arritjet e shqiptarëve me BDI-në kanë ndryshuar, me BDI-në kjo është e mundur për realizimin pra të të drejtave të shqiptarëve”, ka thënë Durmishi në Konventën në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button