Kërkoni punë në Gjermani?! Një agjenci në Tiranë ju mundëson aplikimin

Punëkërkuesit shqiptare do të kenë një kontakt më shumë në tregun e punës në Gjermani. Kompania “Erfhad Stauber” një agjenci private punësimi e licencuar në Shqipëri dhe në Gjermani do të bëjë trajnimet e punëkërkuesve shqiptare dhe aplikimet për të gjithë ata që kanë një kualifikim ne fusha të ndryshme.

“Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë, për të rinjtë e të rejat, për burrat dhe gratë e këtij vendi që do të duan të provojnë shanset e tyre për t’u kualifikuar e për t’u punësuar në mënyrë të rregullt në Gjermani përmes kompanisë sonë. Si agjenci private punësimi e licensuar në Gjermani dhe në Shqipëri, ne marrim përsipër të vendosim dhe çojmë përpara në baza ligjore kualifikimin dhe punësimin e shqiptarëve në Gjermani sipas kërkesës, ofertës dhe kritereve të qëndrimit të të huajve në Gjermani”, u shpreh drejtori i “Erfhad Stauber”.

Në Gjermani prej një viti sipas autoriteteve janë të vlefshme rreth 50 mijë vende pune që mund t’i adresohen punëkërkuesve shqiptare.

“Erfhad Stauber” do të operojë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale në Shqipëri, si agjencia e 32-të e punësimit e licensuar nga organizata ndërkombëtare e punës ILO.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button