Prej porosive SMS nga qeni e deri te dezinformatat dhe paniku

Rrjetet sociale shpeshherë janë të vërshuara me fotografi nga porositë, nëpërmjet të cilave, gjoja, thirren njerëzit në protesta, kundërprotesta ose tregohet për presione politike. Bëhet fjallë për burim jozyrtar të informatave, të cilat nuk guxon të përdoren si bazë e vetme për raport profesional gazetaresk. Në qoftë se nuk ka ndonjë burim tjetër të informatave, gazetari ka obligim profesional që tëa verifikojë autenticitetin e porosive para se t’i publikojë informatat.

Shkruan: Аleksandar PESHEV

Njëri nga leksionet themelore praktike për gazetarët që shpeshherë praktikohet në akademitë britanike është testi me faksin e rrejshëm. Redaktori kërkon nga një gazetar i ri të përpunojë një informatë nga faksi, i cili gjoja paska ardhur në redaksi. Informata është vendosur në memorandumin e një kompanie autoritative dhe përmban informatë të rrejshme. Në qoftë se gazetari përgatit lajm dhe e dorëzon për kontrollim, bie në test. Këshilla kryesore praktike që del nga ky tekst është se gjithmonë duhet të verifikohet burimi i informatës para se të publikohet ajo. Praktika është e detyrueshme jo vetëm që ta parandalojë rrjedhjen e dezinformatave në publik, por që edhe vetë media të mbrohet nga paditë potenciale për shpifje dhe demante të panevojshme. Thelbi i këtij leksioni është se memorandumi ose nënshkrimi elektronik i ndonjë kompanie nuk do të thotë se pikërisht kompania e dërgon informatën.

Me zhvillimin e teknologjive të reja, informacionet e rrejshme arrijnë deri te redaksitë në forma të ndryshme, e jo vetëm si memorandum i shtypur nëpërmjet faksit. Kështu kemi informacione për gjoja mbledhjen e demonstrantëve nëpërmjet SMS-e, “Viber”-it dhe porosive në “Whatsapp”. SHVFM-ja ka përgatitur recensione për tekstet gazetareske që i shfrytëzojnë informatat e këtilla si burim kryesor i informatës pa e verifikuar autenticitetin e tyre.

PREJ DEMANTEVE E DERI TE PËRHAPJA E PANIKUT

Mosverifikimi i autenticitetit të informacionit, veçanërisht kur vjen nga ndonjë burim jozyrtar, fillimisht paraqet kërcënim për autoritetin e medies. Shembull më të mirë nga rajoni paraqet intervista e rrejshme që e publikoi gazeta “Jutarnji list” në vitin 2008, duke besuar se është me kryeministrin e atëhershëm kroat, Ivo Sanader. Bëhet fjalë për një mashtrim që e kishte bërë një djalosh 23-vjeçar edhe atë duke u prezantuar në mënyrë të rrejshme  ëpërmjet porosizë SMS. Redaksia e gazetës u kërkoi falje lexuesve dhe kryeministrit dhe njoftoi se rasti është duke u hetuarа, ndërsa mediet lokale tekstin e kialifikuan si skandalin më të madh në historinë e gazetaris së Kroacisë që nga viti 1991. Në intervistën e rrejshme është biseduar për marrëdhëniet e Zagrebit zyrtar me Serbinë dhe për statusin e Kosovës, ndërsa informacionet që kanë dalë nga ky publikim kanë mundur të shkaktojnë ndonjë problem më serioz.

Shembull më reprezentativ për pasoja serioze, që kanë qenë rezultat  i informatave të marra nga porositë elektronike, është rasti me katastrofën nukleare në Fukushima. Në vitin 2011 disa institucione shtetërore të Filipineve u mbyllën për shkak të panikut të shkaktuar nga porositë e rrejshme SMS se nivel i lartë i rrezatimit përcillet në tokë nga katastrofa nukleare në vendin fqinj. 

-Radiation text message is fake BBC News
BBC menjëherë njoftoi se informatat kanë dalë nga porosi të rrejshme

Në gjithë këtë situatë, nga njëra anë kishim medie që e morrën informatën si të sigurtë, duke e transmetuar pa e verifikuar autenticitetin e saj (dhe të cilat më vonë i fshinin këto informata nga arkivat e tyre elektronike) dhe medie të cilat duke e kryer detytën e tyre në mënyrë të përgjegjshme, informuan se bëhet fjalë për mashtrim. 

Këto shembuj më së miri e demonstrojnë faktin se informatat nga porositë anonime elektronike në rastin ideal paraqesin burim sekondar dhe jozyrtar të informatave. Veçanërisht gjatë raportimit për fatkeqësi elementare, këto informata nuk duhet të përdoren si burim i vetëm i informatave. Intervista e rrejshme në gazetën “Jutarnji list” edhe njëherë na e kujton leksionin kryesor se duhet të verifikohet se kush saktë qëndron pas numrit me të cilin komunikohet, ndërsa informata për ndonjë rrezik duhet të verifikohen me institucionet kompetente.

Mirëpo në situata të caktuara, porositë anonime mbeten burimi i vetëm i informatave, e ilustrim më i mirë për këtë janë protestat dhe kundërprotestat që organizohen në vend, kryesisht si produkt i krizës politike. Nëpër mediet e Maqedonisë qarkullojnë informata për presion politik mbi anëtarët partiakë ose të punësuarit në administratën publike, gjoja të urdhëruar nëpërmjet porosive telefonike që të paraqiten në protesta ose të zbatojnë urdhëra, të cilat, gjoja, vijnë nga qendrat e fuqisë politike. Në një situatë të këtillë, nuk ka shumë mundësi për të shtuar edhe ndonjë burim të informatave, mirëpo obligimi kyç i gazetarit është ta verifikojë burimin e informatës. Duhet të bëhen përpjekje që të konfirmohet se dërguesi i porosisë nuk prezantohet rrejshëm. Në bazë të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, gazetari ka të drejtë ta mbrojë burimin e informatave në qoftë se ai insiston të mbetet anonim.

Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë, neni 4 i Kodit të gazetarëve të RM-së.

Mirëpo, kjo dispozitë e kodit nuk guxon të përdoret si paravan për gazetari dembele, më saktë për publikimin e informatave të paverifikuara. Duhet të merren parasysh edhe dispozitat e tjera profesionale, si për shembull: 

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur, neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Mirëpo, jo gjithmonë kemi praktikë të këtillë ideale. Mediet shpeshherë marrin fotografi nga SMS-porositë që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale dhe nga informatat e këtilla nxirren informatat të njëanshme dhe shpeshherë senzacionaliste. Shembull që iu nënshtrua recensionit të SHVFM-së ishte informata se drejtori i një ndërmarrjeje publike, gjoja, rekruton të punësuar për kundërprotesta. Vërejtja kyçe në këtë rast është se askush nuk është përpjekur që të marrë informatë nga pala e akuzuar, më saktë nga drejtori. Poashtu, nuk kemi informata se a e ka verifikuar redaksia identitein e personave që e kanë përcjellë mëtutje këtë porosi – a bëhet fjalë për qytetarë të brengosur apo për aktivistë të partisë opozitare?

SI BËHET MASHTRIMI

Në rastin e testit me faksin e rrejshëm, që u përmend në fillim të leksionit, bëhet fjalë për një mashtrim relativisht të thjeshtë. Në memorandumin e një firme ngjitet fleta me tekst dhe fleta e ngjitur dërgohet nëpërmjet makinës së faksit. Mirëpo, me zhvillimin e teknologjive të reja, mashtrimet bëhet pak më të sofistikuara.

10 Minute Mail Temporary E Mail
Shërbim që krijon postë të përkohshme elektronike e cila është aktive vetëm dhjetë minuta
Komunikimi me anë të postës elektronike, për shembull, nuk e eliminon nevojën për verifikim të burimit të informacionit para publikimit të tij. Informacionet që arrijnë nga shërbimet pa pagesë për postë elektronike duhet të merren me rezervë(gmail, yahoo, etj.), për shkak se kushdo që ka qasje në internet mund të hapë postë elektronike dhe nuk është patjetër të japë informata të sakta për krijimin e profilit të shfrytëzuesit. Poashtu, duhet përmendur edhe përdorimin e shërbimeve që nuk kërkojnë asnjë informatë, e shfrytëzuesve u mundësojnë të krijojnë adresë të e-mail-it që bëhet aktive vetëm për dhjetë minuta.
texts-from-dog-23
Është paraparë që gjeneratorët e porosive të rrejshme të përdoren për qëllime humoristike – foto: porosi SMS nga qeni

Problemi më i shpeshtë nëpër mediet e Maqedonisë janë porositë e rrejshme SMS dhe porositë nga shërbimet e tjera për komunikim. NË artikuj shpeshherë përdoret i ashtuquajturi “screenshot”(internacionalizëm: pamje nga ekrani). Telefonat e mençur kanë mundësi për ta kopjuar përmbajtjen e ekranit dhe ta ruajnë atë në format të fotografisë elektornike. Ka аplikacione të shumat dhe ueb-faqe të cilat shfrytëzuesve u mundësojnë të gjenerojnë porosi të rrejshme, të cilat janë identike me “screenshot”-in e komunikimit me celular. Këto shërbime, kryesisht përdoren ose janë të dedikuara për qëllime humoristike, si për shembull, blogu që publikon SMS-porosi nga qeni i pronarit të tij. Mirëpo, jo gjithmonë bëhet fjalë për përdorim të tillë të pafajshëm. Аutenticiteti i porosisë së publikuar në një pjesë të medieve për rekrutim të aktivistëve politikë në tubimin studentor shkaktoi reagime në publik dhe në një pjesë të medieve. Është me rëndësi të theksohet se gazetari nuk ka mundësi ta verifikojë autenticitetin e “screenshot”-eve nga porositë që përhapen nëpër rrjetet sociale, kryesisht për shkak se numrat e dërguesve ose janë të mjegulluara ose të këputura nga fotografia. Publikimi i informatës së këtillë në esencë nënkupton lëshim në qarkullim të pohimeve të pakonfirmuara nga ndonjë dërgues anonim, i cili ndoshta prezantohet rrejshëm. Megjithatë, në rastet kur duhet të publikohet ndonjë informatë nga ndonjë porosi elektronike, disa gjëra duhet të merren parasysh:

  • Të vërtetohet se porosia është shkruar dhe është dërguar nëpërmjet shërbimit për këmbim të porosive nga një pajisje tjetër celurlae, dhe se nuk është gjeneruar në ndonjë shërbim për porosi të rrejshme;
  • Gazetari ta dijë ose ta verifikojë identitetin e dërguesit dhe të vërtetojë se ai ose ajo nuk prezantohet rrejshëm;
  • Lexuesit t’i ofrohen informata se bëhet fjalë për porosi autentike e jo për porosi të rrejshme, më shpesh duke e fotografuar pajisjen celulare e jo vetëm përmbajtjen e ekranit. Megjithatë, as kjo nuk është garanci për autenticitet, për shkak se në ekranin e pajisjes mund të jetë hapur ndonjë “screenshot” i rrejshëm në vend të porosisë së vërtetë;
  • Në qoftë se dërguesi i porosisë insiston të mbetet anonim, lexuesit duhet t’i tregohet se personi që e jep informatën është i njohur për redaksinë;
  • Të përcaktohet burimi që lexuesit t’i dëshmohet se prezantohet burim relevant i informatave. Për shembull: “një i punësuar në ndërmarrjen publike që është i njohur për redaksinë informon se ka presione politike mbi të dhe mbi kolegët e tij”.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button