Sot është Dita ndërkombëtare e fëmijëve

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve sot, me ngjarje në Qendrën ditore për fëmijët në rrugë, do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Ngjarja njëherësh është pjesë e fushatës rajonale “Rruga nuk duhet të jetë dhe nuk është shtëpi për asnjë fëmijë”.

Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si anëtare e Rrjetit rajonal për fëmijët e përfshirë në jetë dhe/apo punë në rrugë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni, u përfshi në zbatimin e fushatës së përbashkët informative, projekt për mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve në rrugën e Evropës juglindore “Save the children”, i cili implementohet në kuadër të Rrjetit rajonal.

Fushata njëherësh zbatohet në BeH, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni. Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve relevante dhe organizatave joqeveritare të cilët bashkëpunojnë me Qendrën ditore për përkujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button