Rrezik për përhapjen e epidemive në Mosul

Përgjegjësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Irak, Dr. Altaf Musani, ka deklaruar se në Mosulin e kontrolluar prej dy vitesh nga organizata terroriste DEASH ka rrezik për epidemi, raporton Anadolu Agency (AA).

Musani ka shkuar në Erbil të Irakut Verior, për të ndjekur nga afër shëndetin e civilëve të larguar nga Mosuli.

Në takimet e tij me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë rajon, Musani duke tërhequr vëmendjen për mundësinë e përhapjes së epidemive në Mosul, u shpreh se “Mosuli prej dy vitesh është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH dhe si rrjedhojë nuk merr shërbime shëndetësore të nevojshme.

Ka shumë mundësi të përhapen sëmundje të tipit të epidemive. Civilët kanë nevojë për ujë të pijshëm dhe kjo gjë çon në përhapjen e sëmundjeve.”

Duke theksuar se veçanërisht fëmijët dhe gratë duhet të kalojnë përmes një kontrolli urgjent, Musani ka shtuar se në këtë qytet në dy vite nuk është bërë asnjë vaksinë. “Gratë me sëmundje kronike mund të kenë transmetuar sëmundjen e tyre tek fëmijët. Këta njerëz prej dy vitesh jetojnë në kushte të vështira jetese”, ka thënë ai dhe më pas ka theksuar se krahas këtyre sëmundjeve civilët kanë nevojë edhe për përkrahje psikologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button